Ose bullgarët në Kushtetutë, ose mbyllet rruga evropiane, Shkupi të vendos?!

Picture of ina-online
ina-online

26/09/2024

Ish-kryeministrat e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, thanë sot se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë duhet të respektohet dhe u bënë thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut që të vendosin nëse do t’i përfshijnë bullgarët në Kushtetutë apo nëse rruga e tyre drejt BE-së do të mbetet të mbyllura.

Lideri i GERB Borisov, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin bullgar, theksoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, e cila është përfshirë në planin e zgjerimit dhe askush nuk mund të devijojë prej saj.

Borisov beson se Sofja duhet të qëndrojë e qetë dhe e duruar, të mos shfaqet agresive sepse, siç tha ai, “fajin e kanë kolegët në Shkup”.

Ai vuri në dukje se “kushdo që shkel tonin e mirë, dhe jo Bullgaria, do të vuajë pasojat”.

“Gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin Evropian, në Komisionin Evropian, u dëgjua shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane. Nuk kërcënojnë, nuk shajnë dhe rezultati është që Shqipëria ecën përpara. Ajo pranoi pakicën bullgare dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë pasojat e sjelljes së tyre të deritanishme”, tha Borisov në prag të shqyrtimit të deklaratës për Maqedoninë e Veriut të dorëzuar nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.

Borisov thotë se do të përpiqet t’i bindë kolegët e tij në Komisionin për Politikë të Jashtme që të mos sillen emocionalisht, por pragmatikisht dhe me sens.

Dhe lideri i PP-DB, Kiril Petkov, thotë se Shkupi duhet të vendosë nëse dëshiron t’i pranojë bullgarët në kushtetutën e tij apo të ndalojë rrugën drejt BE-së.

“Koha ka treguar se marrëveshja që bëmë në kohën e qeverisë sonë – propozimi francez – doli të ishte shumë e mirë për Bullgarinë. Në fakt, i gjithë Bashkimi Evropian doli në anën e Bullgarisë. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vendosë nëse dëshiron të pranojë bullgarët në kushtetutën e saj apo rruga e saj drejt Evropës është e mbyllur. Shpresoj shumë që ata të rishqyrtojnë, sepse ajo që ndodhi tani është se Shqipëria po ndahet prej tyre dhe do të vazhdojë shpejt rrugën drejt BE-së”, tha Petkov.

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së u përshëndet nga kreu i “Prerodba” Kostadin Kostadinov. Sipas tij, kjo ndodhi pasi “Tirana njohu minoritetin bullgar dhe garantoi të gjitha të drejtat kushtetuese të tyre”.(INA)

TË FUNDIT
10 minuta
Mickoski: Të gjithë studentët do të marrin vauçer prej 250 eurove, për blerje të telefonit, kompjuterit ose tabletit
37 minuta
Çka u fol sot në takimin mes Mickoskit dhe Vuçeviqit?
52 minuta
Saranda Imeri pyet BDI-në: Ku përfunduan 14 milionë euro?
2 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
2 orë
Taravari: Jemi të hapur për t’u ulur edhe me Ahmetin, por nuk e di ku do të shkojmë

ME TE LEXUARA

7 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh
5 orë
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar
1 ditë
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
2 orë
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
7 orë
Vdekja e vogëlushes në spitalin pediatrik, Memedi: Kam vajzën në moshën e saj, koha për përgjegjësi!
5 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
1 ditë
Taravari: Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!
2 orë
Taravari: Në terren janë inspektorët dhe anëtarët e Komisionit që të hetohen të gjitha faktet rreth vdekjes së foshnjës 14-muajshe

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

Mickoski: Të gjithë studentët do të marrin vauçer prej 250 eurove, për blerje të telefonit, kompjuterit ose tabletit

IMG_8793

Çka u fol sot në takimin mes Mickoskit dhe Vuçeviqit?

saranda imeri

Saranda Imeri pyet BDI-në: Ku përfunduan 14 milionë euro?

pompa-benzines-derivatet-naftes

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

arben taravari

Taravari: Jemi të hapur për t’u ulur edhe me Ahmetin, por nuk e di ku do të shkojmë

lsdm-696x431 kuzevska

LSDM e hapur që të ketë zgjidhje edhe për ish-pjestarët e UÇK-së për përkujdesje shtetërore

menduh thaci ali ahmeti

Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!

Arben Taravari

Taravari: Në terren janë inspektorët dhe anëtarët e Komisionit që të hetohen të gjitha faktet rreth vdekjes së foshnjës 14-muajshe

kasami

Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm

INFO

NA NDIQ