Osmani: Mickoski na dërgon emisarë, e në publik flet ndryshe! Mickoski: BDI manipulon votuesit, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Picture of Ina Online
Ina Online

21/09/2025

Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani thotë se kreu i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski, në njërën anë u dërgon atyre emisarë për të rikonfiguruar qeverinë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa nga ana tjetër, në publik, me kërkesë të partnerëve nga VLEN, thotë diçka tjetër. Osmani u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Vetë ai i ka parë anketat e fundit që është 3 me 1. Mirëpo përgjigja jonë është e njëjtë, edhe nëpërmjet emisarëve që i dërgon, edhe publikisht. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë që dikush të vendosë se kush hyn e kush del. Menjëherë pas zgjedhjeve do të ketë zgjedhje parlamentare dhe fituesi i vullnetin popullor nuk do ta merr askush, por do të ulet në tavolinë dhe do të negocion për bashkëqeverisje”, tha Osmani.

Kjo përgjigje e nënkryetarit të integristëve vjen pasi dje si kryeministri Mickoski po ashtu edhe zëvendëskryeministri u shprehën decid se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas atyre lokale. Nga foltorja ku u promovua kandidati për kryetar të Shkupit, Mickoski i përcolli mesazh BDI-së.

“BDI po eksploaton temën për të mbledhur vota klienteliste duke mashtruar votuesit e tyre se do të bëkan koalicion me VMRO-DPMNE. I porosis, te unë si kryetar i Qeverisë e para së gjithash si njeri të rëndësishme janë principet e jo kombinimet. Jo intriga, jo politika. Ndaloni së gënjyeri trupin tuaj votues. Është e pandershme dhe jokorrekte të gënjeni njerëzit që i manipuloni me vite”, tha Mickoski.

Edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nga VLEN, ku u pyet për temën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dje tha se koalicioni aktual qeverisës ka edhe tre vjet mandat për t’i zbatuar dhe realizuar projektet e premtuara dhe se nuk ka arsye që vendi të bëjë shpenzime shtesë, pra nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme./TV21

TË FUNDIT

AKI hap shtabin në Gostivar, Taravari: Frymë e re në Gostivar

Spahiu: Rugova i kundërshtoi amerikanët – a do guxojë LDK e Lumirit ta përmendë?

Eglin nga sot do ta shohim si moderatore televizive

Izet Mexhiti mirëpret znj. Filiz Ndocin dhe grupin e grave që aderojnë në VLEN

Izet Mexhiti viziton Çarshinë e Çairit: Një ditë me artin dhe shpirtin e qytetit

Kasami: Marshi i Fitores për Zhvillimin e Tetovës (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË