Osmani: Nga epilogu i zgjedhjeve në Çair, varet drejtimi në të cilin do të ecë shteti në 10- 20 vitet e ardhshme

Picture of INA
INA

25/09/2025

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte tha se epilogu i zgjedhjeve në këtë komunë do të ketë peshë historike për të ardhmen e gjithë popullit, me ndikim që do të ndihet në dy dekadat e ardhshme.

“Prej epilogut të rezultatit në Çair do të varet rruga, e ardhmja e gjithë popullit, ndoshta në 10 – 20 vitet e ardhshme. Kjo është një nga betejat më të rëndësishme që do të mbahen mend në të ardhmen”, deklaroi Osmani.

Ai ashpër kritikoi gjendjen në të cilën ndodhet komuna, kaos pa rregull dhe pa rend, rrugë të mbushura me makina dhe mbeturina, ndërtime pa leje që shkatërrojnë hapësirën publike, kushte të tmerrshme higjienike në shkolla që shkaktojnë frikë tek prindërit, si dhe rrugë të errëta dhe të pasigurta për shkak të ndriçimit publik jofunksional.

“Çairi është shndërruar në një zonë biznesi dhe interesash, në të cilën një klikë për 20 vite i ka sakrifikuar qytetarët për përfitimet e veta”, theksoi Osmani.

“Nuk mund ai që për 20 vite e shndërroi Çairin në kaos, sot të vijë e të thotë: unë jam zgjidhja. Ai që për 20 vite ka qenë pjesë e problemit, nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes”, shtoi ai.

Osmani theksoi se në karrierën e tij si kirurg, ministër dhe kryesues me OSBE gjithmonë është përballur me “misione të pamundura” dhe ka dalë me rezultate. Nga negociatat për emrin, te Ligji për gjuhën shqipe dhe anëtarësimi në NATO. Ai gjithashtu vuri në dukje se gjatë tre muajve të fundit ka ecur çdo ditë nëpër rrugët e Çairit, për të parë personalisht të gjitha problemet.

“Tani ka ardhur koha që Çairi të jetë Brukseli im. Unë hyj 100% në këtë betejë dhe nuk shoh tjetër prioritet përveç Çairit”, deklaroi Osmani. Ai përfundoi me mesazhin se ndryshimi është e vetmja rrugë përpara: ndryshim për ndershmëri, disiplinë dhe jetë dinjitoze.

“Së pari duhet t’i zgjidhim pastërtinë, ndërtimet pa leje, parkingjet dhe t’i lirojmë rrugët për qytetarët. Kjo është misioni im për Çairin dhe për këtë kërkoj mbështetjen tuaj”, tha Osmani.

TË FUNDIT

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)

Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në “luftë” me rezoluta

Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit

Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Europa League: Bologna mposhtet nga Aston Villa, Giroud vendos për Lille

ME TE LEXUARA

1
Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!
1
Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)
1
Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në "luftë" me rezoluta
1
Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit
1
Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

LEXO MË SHUMË

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Foto: Ilustrim