Osmani nga Gazibaba: Pa dallime politike, ecim bashkë për Çairin

Picture of Ina Online
Ina Online

20/09/2025

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka mbajtur një takim me banorë të lagjes Gazibabë, ku theksoi mesazhin e unitetit dhe bashkimit përtej ndasive politike. Në këtë tubim, shumë familje shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e Osmanit, duke marrë një vendim të përbashkët që, siç u tha në takim, “këtë herë, pa dallim nga qëndrimet e së kaluarës, do të ecim bashkë.”

Osmani deklaroi se ky moment nuk është thjesht pjesë e një fushate elektorale, por një thirrje për dinjitet qytetar dhe për një të ardhme më të mirë për Çairin.

“Ky hap tregon se lëvizja jonë nuk është vetëm një fushatë, por një thirrje për dinjitet. Jam mirënjohës për çdo familje që i bashkohet kësaj rruge dhe i ftoj të gjithë, pavarësisht bindjeve të mëparshme politike, të bëhemi bashkë për Çairin që e duam,” u shpreh Osmani.

Në fund të fjalimit të tij, ai ritheksoi misionin e tij për ta kthyer komunën e Çairit në një vend ku çdo qytetar të ndihet i respektuar dhe të jetojë me dinjitet.

TË FUNDIT

“Shqiptari ma ka pas thy qafën”, Emina rrëfen martesën e parë

Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak

Osmani nga Gazibaba: Pa dallime politike, ecim bashkë për Çairin

Marrëveshje parazgjedhore mes VMRO-DPMNE dhe VLEN për Shkupin dhe komunat brenda tij?!

Komandant Remi: Edhe sot e them, Albin Kurti është bashkëluftëtar dhe veteran i UÇK-së

Izet Mexhiti: Çairi nuk mund të ecë përpara pa zërin dhe udhëheqjen e grave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË