Osmani thotë se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Mickoski kundër: Shumica qeveritare është stabile

Picture of Ina Online
Ina Online

13/10/2025

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski theksoi sot se përjashton mundësinë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë, për më shumë se 600 mijë qytetarë kanë votuar për këtë Qeveri në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kuptoj se ka parti politike që përveç ndarjeve dhe çështjeve nacionaliste nuk kanë programe tjera, e për ti mobilizuar strukturat dhe votuesit e tyre, për çështjen e vetme që aktualisht mund të bisedojnë është që të përsërisin termin, zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

Por nënkryetari i BDI-së dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët deklaroi sot se pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të rezultojnë me formimin e një qeverie të re dhe një përbërje të re të institucioneve në të gjitha nivelet.

“Menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të pasojnë zgjedhjet parlamentare. Në qytetin e Shkupit, sipas sondazheve, raporti është pothuajse tetë me dy në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim kundrejt VLEN-it. Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të ketë qeveri të re në mars dhe përbërje të re edhe në Qytetin e Shkupit,” deklaroi Osmani.(INA)

TË FUNDIT

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

“Kryeministri që nuk u ble”/ Shala me deklaratë të fortë: Kurti, shpresa e Dardanisë!

Komiteti i Helsinkit dënon përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë kopjues, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË