Paga deri në 6.500€, Zvicra kërkon shtetas të huaj për 85,000 vende pune

Picture of INA
INA

19/11/2025

Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj për shkak të mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar, një problem që zgjat që prej vitit 2020. Spitalet, hotelet dhe zyrat inxhinierike janë ndër sektorët që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar. Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të thellohet edhe më tej në muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutime nga jashtë.

Sipas qeverisë zvicerane, rreth 85 mijë punonjës të huaj pritet të punësohen, me paga që variojnë nga 3.500 deri në 6.500 euro në muaj, në varësi të profesionit. Kërkesa më e madhe është në sektorët e shëndetësisë, turizmit, hotelerisë dhe profesioneve teknike, informatike dhe inxhinierike, raporton A2 CNN.

Ndër profesionet më të kërkuara renditen:

mjekët,
inxhinierët,
specialistët e teknologjisë,
personeli i restoranteve,
punëtorët e kualifikuar,
mësuesit,
personeli i kontrollit,
informaticienët,
përfaqësuesit e shitjeve,
punonjësit shtëpiakë.
Në disa sektorë kërkesa është urgjente, veçanërisht në shëndetësi, ku një në katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë të menjëhershme për zëvendësim.

Një nga mënyrat më të shpejta për të gjetur punë në Zvicër është aplikimi përmes agjencive vendase të burimeve njerëzore. Përparësi të konsiderueshme kanë kandidatët që flasin gjuhën gjermane ose italiane.

TË FUNDIT

Sulm ndaj policisë në Kumanovë, i dyshuari 23-vjeçar nga grupi i tifozëve“Çkembarët” arrestohet

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Filipçe: Gjykimi për rastin “Koçani” është provë për të gjithë shoqërinë

KOSTOJA E USHQIMEVE MONITOROHET: Nuk ka kufizime çmimesh

Debati për amendamentet e propozim-buxhetit 2026, deputetët zihen për paratë e sportit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË