TV Alsat në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga gjuajtja me armë zjarri që ndodhi sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku u plagos funksionari i BDI-së dhe bartësi i listës së koalicionit AKI në Likovë, Dr. Zekirija Shaini, përcjell INA.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:54, ndërsa Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton rastin dhe është në kërkim të autorëve.(INA)
Më poshtë video e huazuar nga TV Alsat:
