Para 8 majit orkestrohet Qeveria e re!

Picture of INA
INA

02/05/2024

Një javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, përplasjet mes partive vazhdojnë dhe në fokus janë edhe kushtet e partive për koalicionet paszgjedhore. Si VMRO-DPMNE ashtu edhe LSDM bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive.

VMRO-DPMNE pret fitore të dyfishtë, ndërsa LSDM thotë se nuk ka tregti me të ardhmen e vendit dhe se rruga e vetme është integrimi evropian.Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimet e djeshme tha se mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe se shteti do të jetë krenar, i denjë dhe i transformuar. Ai pret fitore bindëse për Gordana Siljanovska-Davkovës si kandidate presidenciale e koalicionit “Maqedonia juaj”.

Ai tha se koalicioni me opozitën shqiptare “VLEN” dhe ndryshimet kushtetuese do të diskutohen pas zgjedhjeve. Ai ka theksuar se ai dhe partia e tij nuk funksionojnë në bazë të shantazheve dhe kërcënimeve dhe se për momentin VMRO-DPMNE është e fokusuar në zgjedhje dhe pas përfundimit të tyre do të ulen në tavolinë me partitë opozitare. Për BDI-në dhe qëndrimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti të cilët thirren në Marrëveshjen e majit, Mickoski thotë se kjo parti duhet të shkojë në opozitë.

“Demokracia bazohet në parimin – kushdo që ka shumicën në Parlament, formon qeverinë. Nuk e di se për cilën marrëveshje maji flet BDI, nuk e di se për cilin rregull ‘fituesi me fitues’. Kishte një rregull në të kaluarën ‘fituesi me fituesin’ që është rezultat i një marrëveshjeje të kaluar, atë marrëveshje dhe atë rregull e thyen vetë në vitin 2017 dhe do të rikujtoja sërish që politikën nuk duhet ta shohim si një ‘tryezë suedeze’, mënjanë po sikur VMRO-DPMNE fitoi shumicën, siç pritej, nuk ka as besim elementar për të bashkëpunuar me BDI-në. Pra, duhet të shkojnë në opozitë”, nënvizoi Mickoski.

Nga Fronti Europian thonë se askush nuk mund ta kontestojë legjitimitetin e tyre dhe se deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësues të vërtetë të të gjithë popujve të përfaqësuar në këtë platformë. “Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë grup politik nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030. Të jeni të sigurt se aventurat politike do të përfundojnë në mënyrë të palavdishme dhe më në fund do të fitojë populli”, thotë Naim Bajrami nga Fronti Europian.

Nga opozita shqiptare “VLEN” presin që diferenca e votave nga raundi i parë i kandidatëve për president në bllokun shqiptar të zvogëlohet në zgjedhjet parlamentare sepse thonë se votat e BDI-së nuk janë vetëm nga shqiptarët, por nga nëntë parti politike. Një koncept thjesht shqiptar, siç tha dje lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, është i “VLEN” dhe ata kanë votat vetëm të shqiptarëve.

“Për herë të parë Ahmeti ishte në një situatë ku duhej të shpëtonte veten me votat e komuniteteve të tjera më të vogla. Po t’i shtohet edhe ryshfeti i votave dhe presionet, mbushja e kutive nga shoferi i Sadulla Durakut… Të gjitha këto do të përpunohen nga qeveria e re. Nëse ato vota përjashtohen, atëherë rezultati i tyre është nën tonën. BDI nuk është koncept i pastër shqiptar dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e majit”, tha Mexhiti në një paraqitje televizive.

Mexhiti tregoi se ka bisedime me VMRO-DPMNE-në, ndërsa sa i përket ndarjes së resorëve, tha se është me vend që resoret që nuk janë udhëhequr nga shqiptarët, si Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja e Sigurisë Publike, DAP dhe Doganave, duhet të menaxhohen nga shqiptarët.(Koha.mk)

TË FUNDIT
39 minuta
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
10 orë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
10 orë
Kujdes në komunikacion! Po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të xhirojnë çdo shkelje
13 orë
Negociatat për Qeverinë e re! VLEN afër postit të kreyparlamentarit?
13 orë
Xhaferi: Gjykata Administrative dhe institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

18 orë
Xhaferi në Samitin e liderëve në Kotor: Reformat janë hapi kryesor për afrimin e rajonit me BE-në
18 orë
Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit
1 ditë
VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë
16 orë
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
1 ditë
Mësohen emrat e grupit negociator nga VLEN në bisedimet me VMRO-DPMNE-në
15 orë
“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së

LEXO MË SHUMË

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

kamera

Kujdes në komunikacion! Po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të xhirojnë çdo shkelje

vmro vlen negociata

Negociatat për Qeverinë e re! VLEN afër postit të kreyparlamentarit?

talat xhaferi

Xhaferi: Gjykata Administrative dhe institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve

Screenshot_20240516-141559~2

“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh

varhelyi

Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit

IMG_8838-800x533-1

Xhaferi në Samitin e liderëve në Kotor: Reformat janë hapi kryesor për afrimin e rajonit me BE-në

INFO

NA NDIQ