Parashqevi Simaku reagon pas shpifjeve: “Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku im më njeh!

Picture of INA
INA

30/09/2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar publikisht pas valës së shpifjeve dhe thashethemeve që, sipas saj, po qarkullojnë prej muajsh në drejtim të saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, artistja ka treguar se tash e 10 muaj emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes të pavërtetave.

“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku.

Artistja ka kujtuar se përballje të ngjashme me zili dhe keqdashje ka përjetuar edhe në vitet ’80, në kulmin e karrierës së saj.

“Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem”, shtoi ajo.

Në fund, këngëtarja u është drejtuar me një mesazh të qartë atyre që përpiqen ta sulmojnë me shpifje:

“Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.”

#ParashqeviSimaku

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve: Pa Serbi nuk ka Kosovë!

Parashqevi Simaku reagon pas shpifjeve: “Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku im më njeh!

VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

Izet Mexhiti premton: Çairi pa mbeturina – kontejnerë nëntokësorë me 120 milionë denarë

Premtimet e noterizuara për Kërçovën” – Veprimtari Gafurr Adili: Shkodran Alili, kryetari në ardhje!

Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË