Në një postim të fundit në Facebook, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përshkruar presidentin Donald Trump si “President i Paqes”, duke theksuar se gjatë mandatit të tij u mbyllën tetë konflikte të ndryshme brenda tetë muajve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për paqen për Gazën në Egjipt, DASH e shpërndan grafikën me “luftërat” që ndali Trump, aty përmendet edhe Kosova e Serbia.
Në grafikun e publikuar, janë përmendur konflikte si ato në Kamboxhia dhe Tajlandë, Kosovë dhe Serbi, DRC dhe Ruandë, Pakistan dhe Indi, Izrael dhe Iran, Egjipt dhe Etiopi, Armeni dhe Azerbajxhan, si dhe konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.
Postimi shoqërohet me një fotografi të Trumpit, duke ngritur grushtin, ndërsa postimi nënvizon rolin e tij në ndërmjetësimin dhe përfundimin e këtyre konflikteve.