Pas njohjes së Kosovës nga Siria, Aleksandar Vuçiq ka fajësuar Turqinë.
“Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiq gjatë një konference për media në Uzbekistan më 30 tetor.
Ai shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi se çfarë është fjala.
Analisti Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Vuçiç po kalon fazën më të rëndë të karrierës së tij politike.
Sipas tij, ai duket i dëshpëruar dhe i humbur në kontroll, aq sa madje edhe diktatorin sirian Assad e quan liberal. Kërkesa e tij për falje ndaj studentëve, të cilët më herët i kishte fyer e sulmuar me polici e kriminelë, është vetëm shenjë paniku.
Tali shton se sot ai ngjan me Stalinin kur u përball me frikën dhe izolimin — një lider që ndien fundin politik duke iu afruar.
“Vuçiçi është në fazën më të vështirë të karrierës së tij. Gjendet në atë nivel dëshprimi i cili i ka kaluar në devastacion, sa që diktatorin Assad të Sirisë e quan liberal!?
Patëm rasti ta shohim edhe të premten, në atë adresimin e tij të jashtëzakoshëm që e bëri në prag të protestës së djeshme, ku në mes tjerash tha “më vjen keq për disa prej gjërave që i kam thënë për studentët dhe protestuesit”. Sa për freskim të memories Vuçiç studentët i quajti spiunë, terroristë, fekalje, plehëra, të degjeneruar e çka është një ma e zezë. Përdori edhe dhunë mbi ta, qoftë nëpërmes të policisë dhe BIA-së qoftë nëpërmes të kriminelëve të tij që i ka përreth në udhëheqjen e Radoiçiçit.
Thënë me pak fjalë është sikur Stalini kur ushtria e Hitlerit ju afrua rreth 20 km Moskës. Bile, kur ato ditë i shkuan disa bashkëpuntorë të tij (Molotovi, Zhukovi, Malenkovi, Kagani, Mikojani…) të bisedonin me të se si t’ia bëjnë, sepse Stalini ishte mbyll vetëm nga dëshprimi, ai stepet nga frika sepse për një moment mendon se ata kishin ardhur me burgos.
Pra, Vuçiç në bazë të sjelljeve të tij të fundit ta jep përshtypjen që është në këtë gjendje psikike”, shprehet ai.
Sipas Talit, Vuçiç është i vetëdijshëm se Rusia është dobësuar dhe se Putini mund ta sakrifikojë pa hezitim, ashtu siç ka bërë me bashkëpunëtorë të tjerë si Berezovski e Prigozhin.
Ai vazhdin se inteligjenca ruse tashmë ka sinjalizuar se është e gatshme të punojë edhe me kundërshtarët e tij, gjë që tregon se Moska po i tërheq mbështetjen. Nga ana tjetër, ai nuk gëzon më as besimin e Perëndimit. Prandaj, Vuçiç ndodhet në fundin e karrierës — i izoluar politikisht dhe në gjendje depresive, ndërsa premtimet e tij për “lajme të mira për Serbinë” janë thjesht fraza boshe.
“Ai e din se Rusia është e dobësuar, fakti se Putini çoi dorë prej Sirisë, e braktisi, ja bënë me dije atij e çdokujt tjetër. Pastaj, Vuçiç gjithashtu e dinë mirë se Putini e sakrifikon atë pa menduar asnjë nano sekondë. Për faktin se shumë bashkëpuntorë edhe më të afërt se Vuçiçi, të cilët Putini i shndërroi në oligarkë, ai i eliminoi pa ndonjë siklet si bie fjala Berezovskin apo tashti së fundmi Prigozhinin. E Vuçiçin e heq edhe me ma pak siklet – pa menduar as për nano sekondë.
Zatën, ja bënën me dije tërthorazi para disa dite kur intelegjenca ruse shpalosi analizën e saj se “revolucionarët e ngjyrosur” (studentët) kanë shanse për ta rrëzuar Vuçiçin sepse përkrahen nga Perëndimi. Kurse, disa ditë para asaj analize, zyrtarë rusë u deklaruan se “Rusia do të bashkëpunojë edhe me ‘revolucionrët e ngjyrosur’ nëse populli i Serbisë i zgjedh ata”.
Pra në të dy frontet Vuçiç ballafaqohet me fundin e karrierës së tij, edhe atij të brendshëm edhe atij të jashtëm.
Sa i përket Perëndimit, ai gjithmonë ka treguar mosbesim dhe ishte jo korrekt. Fakti se ai është i bindur se Perëndimi i përkrahë kundërshtarët e tij për ta rrëzuar atë, e tregon qasjen e tij ndaj Perëndimit por edhe Perëndimit ndaj tij.
Për mos ta zgjatur tutje, pozita e Vuçiçit sot për sot është kjo.
Gjersa deklarata e tij, të dhënë Uzbekistan, se “ka lajm të mirë me të cilën do ta gëzojë Serbinë…” duhet shikur si një floskul politk që vije nga depresioni i tij tanishëm. Nuk ka për Serbinë lajme të mira derisa ta ketë Vuçiçin lider”, përmbyll ai.