Pasaporta e Maqedonisë, e 40-ta në botë! Qytetarët pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Picture of INA
INA

09/01/2025

Me pasaportën e Maqedonisë pa viza mund të udhëtohet në 129 vende, që e rendit atë në vendin e 40-të sipas indeksit të pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025, nga kompania konsulente britanike Henley & Partners.

Indeksi i “Henley & Partners” është vlerësimi më i shpeshtë i pasaportave dhe bazohet në të dhënat zyrtare nga Asociacioni ndërkombëtar për transport ajror (IATA). Faktori kryesor përcaktues për përcaktimin se sa “e fuqishme” është një pasaportë është se në sa vende mund të hyjë pa vizë.

Maqedonia e Veriut ndan vendin e 40-të me Malin e Zi dhe Ishujt Marshall. Vendet më mirë të pozicionuara në rajon janë Greqia në vendin e gjashtë dhe Sllovenia në vendin e 10-të. Kroacia është e 11-ta, Bullgaria e 15-ta, Serbia e 34-ta. Pasaporta e Shqipërisë është në vendin e 43-të, ajo e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 44-të dhe e Kosovës në vendin e 63-të.

Pasaportën më të fuqishme në botë e ka Singapori, pasi mundëson udhëtimin pa viza në një total prej 195 nga 227 vende dhe territore në mbarë botën. E dyta është pasaporta japoneze (193 vende), në vendin e tretë janë Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut dhe Spanja (192), në vend të katërt janë Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Suedia (191). ), e pesta janë Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (190), e gjashta janë pasaportat e Australisë dhe Greqisë (189), e shtata janë Kanadaja, Malta dhe Polonia (188), dhe e teta është Republika Çeke dhe Hungaria (187). Pasaporta amerikane është në vendin e nëntë, të cilën e ndan me Estoninë, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 186 vende pa vizë, ndërsa lista e top 10 pasaportave më të fuqishme përmbyllet nga Letonia, Lituania, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fund të listës është Iraku, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 31 vende, Siria – në 27 dhe Afganistani – në 26 vende.

TË FUNDIT

Ndërron jetë aktori, Mejdi Alidemi

Micksoki: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin, që rrihte gjoks se ndryshon kryeministra

Numërohen 100% e votave në Tearcë, fiton Daut Memishi nga VLEN (TABELA)

Bajram Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon!

Përfundon numërimi i votave në Dibër, në balotazh shkojnë Fisnik Mela dhe Ramadan Imeri

VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitore në shumë komuna në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË