Për 2 ditë u kontrolluan mbi dyqind persona në kuadër të skriningut në Trubarevë

Picture of INA
INA

26/09/2025

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, realizoi një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të simptomave të rrugëve të frymëmarrjes. “Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet e vendosura në Trubarevë, prej të cilëve tetë persona janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle për një kohë të gjatë.

Skriningu përfshiu kontroll klinik, matjen e pulsit, saturimit dhe vlerësimin e kapacitetit vital. Ky skrining pati pjesëmarrje të madhe me mbi dyqind pacientë të kontrolluar për dy ditë dhe u prit shumë mirë nga popullata lokale. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë ta ndjekim situatën në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë dhe të gjitha institucionet kompetente.”,- theksoi ministri Aliu.

Sipas informatave nga ekipet e Klinikës së Pulmologjisë, pacientët që janë dërguar në Klinikë kanë pasur simptoma, si: vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë dhe shtrëngim në gjoks. Gjithashtu, në kuadër të skriningut janë identifikuar edhe pacientë me tension të lartë të gjakut, të cilët janë këshilluar t’i drejtohen mjekut të tyre amë për kontrolle të mëtejshme.

TË FUNDIT

Takim i sponorizuar nga Serbia në Nju Jork, Begaj dhe Spiropali në tryezë pa Kosovën

KSHZ-ja përfundon Listën e Votuesve

AKI: 20 vite pushtet të Izet Mexhitit – 0 rezultate për Çairin

Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike

Banka popullore: Stabiliteti financiar është ruajtur, u miratua Raporti për vitin 2024

Sekretari amerikan i Financave refuzon të takojë presidentin e Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË