Për çka akuzohet Ilir Meta

Picture of ina-online
ina-online

21/10/2024

Ilir Meta, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe kryetari aktual i Partisë së Lirisë, është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arrestimi u ekzekutua nga Policia e Shtetit dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë hyrjes së kryeqytetit, në aksin Durrës-Tiranë.

Arrestimi i Metës ndodhi në hyrje të kryeqytetit pranë kthesës së Kamzës. Meta u ndal nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bashkëpunuar me Policinë e Shtetit teksa lëvizte me makinë.

Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave. Dyshimet përfshijnë edhe kallëzime për shpenzime të paligjshme, përfshirë ndërhyrjet estetike jashtë vendit nga anëtarë të familjes së tij.

Në të kaluarën e tij, Meta ka mbajtur pozicionet më kyçe në shtetin shqiptar, duke përfshirë detyrat e Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës. Arrestimi i tij shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Marrëdhëniet e Meta-s me SPAK kanë qenë të tensionuara. Ai ka pasur përplasje publike me kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar strukturën për manipulime politike dhe zbatim urdhrash nga kryeministri aktual, Edi Rama.

Meta ka paraqitur deklarime në SPAK për disa çështje, përfshirë ato që lidhen me mosdeklarimin e pasurisë dhe korrupsionin. Ndërkohë, shoqëria shqiptare pret një konfirmim zyrtar nga SPAK për akuzat e sakta që rëndojnë mbi të. (A2 Televizion)

TË FUNDIT
55 minuta
Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye
2 orë
S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit
2 orë
Kreut të Federatës së Futbollit FFM, Sejdini i merret pasaporta diplomatike
2 orë
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
2 orë
“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Shoferi i Ilir Metës në “Top Story”: Dolën direkt me maska dhe automatik

ME TE LEXUARA

18 orë
Pas Ilir Metës pëson edhe ish-gruaja e tij Monika Kryemadhi, ja masat emergjente për të
55 minuta
Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye
1 ditë
Ndërron jetë në SHBA, Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit Erdogan
18 orë
Biznesmeni i afërt me Putin vdes duke rënë papritur nga dritarja në Moskë
1 ditë
Rrjeti po zien! Dalin mesazhet e Luiz Ejllit me vajzën misterioze nga Kosova
18 orë
Mickoski: Edhe po t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, askush nuk garanton se ky është kushti i fundit
24 orë
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të përcaktojë dy anëtarë të rinj të KSHZ-së
18 orë
Për çka akuzohet Ilir Meta

LEXO MË SHUMË

Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye

S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit

Kreut të Federatës së Futbollit FFM, Sejdini i merret pasaporta diplomatike

Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën

“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Shoferi i Ilir Metës në “Top Story”: Dolën direkt me maska dhe automatik

Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave! Si policia ndoqi kreun e PL-së, e më pas…

KE ndan mbi 380 milionë euro për 133 projekte mjedisore në Evropë, 1.2 milionë për Maqedoninë e Veriut

BDI nis takimet me qytetarët! Ali Ahmeti më 23 tetor takon banorët e Likovës

Për çka akuzohet Ilir Meta