Për më pak se 24 orë u dogjën katër automjete në Shkup, zjarri përfshiu edhe një ndërtesë

Picture of INA
INA

25/09/2025

“Këto janë mbetjet nga zjarri i mbrëmshëm në Kisella Vodë, në të cilin u dogj një automjet i markës Range Rover. Flakët përfshinë edhe një pjesë të jashtme të një objekti banimi”, raporton Mihajllo Donev, gazetar.

Flakët janë përhapur deri në katin e dytë të ndërtesës, duke kapluar edhe një pjesë të një dyqani lagjeje, megjithatë vetëm nga jashtë. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga policia thonë se bëhej fjalë për një automjet të djegur me targa sllovake. Përveç këtij automjeti, ka marrë flakë edhe një veturë me targa bullgare.

“Më 25.9.2025, në orën 03:47 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Diço Petrov” në Shkup ishte djegur një automjet “Range Rover” me targa nacionale sllovake, pronë e V.D. (41) nga Shkupi, dhe ishte përfshirë edhe një automjet “Golf” me targa nacionale bullgare, si dhe një pjesë e fasadës së një ndërtese banimi dhe një pjesë e një objekti tregtar. Nga Brigada e Zjarrfikësve i njëjti është shuar”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Organet hetimore nuk zbulojnë nëse zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa qytetarë që nuk deshën të flasin para kamerës thonë se herët në mëngjes është vërejtur një person duke e shkaktuar zjarrin. Por, ky nuk është automjeti i vetëm i djegur. Më pak se një orë para mesnatës, flakët përfshinë edhe një automjet pranë Tregut të Gjelbër.

“Më 24.9.2025, në orën 23:07 në SPB Shkup është raportuar se në hapësirën e parkingut në bulevardin “11 Tetori” në Shkup ishte djegur një automjet “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik, ndërsa nga zjarri ishte përfshirë edhe një automjet “Citroen” me targa të Shkupit, si dhe një pjesë e një objekti tregtar. Zjarri është shuar tërësisht, të lënduar nuk ka”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Për këtë zjarr, policia thekson se tashmë ekzistojnë dyshime se është vënë qëllimisht, megjithatë, zyrtarisht deri tani nuk ka informacione se kush e ka ndezur dhe cilat janë motivet. Periudhën e fundit një numër i madh makinash u dogjën në Shkup. Dy ditë më parë në Aerodrom, në orët e hershme të mëngjesit, u dogj një BMW me targa zvicerane, dhe nga zjarri u dëmtua edhe një automjet tjetër. Më 20 shtator u dogj një automjet në fshatin Idrizovë, ndërsa më 16 shtator u dogj servis i automjeteve në Pinti. Për këtë rast në rrjetet sociale u publikua një video ku shihej një person me fytyrë të mbuluar me kapuç duke ndezur zjarrin, megjithatë, policia për Alsat thotë se identiteti i tij ende nuk është i njohur dhe rasti është ende në hetim. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ky ndryshim i Kiara Titos do ju lë pa fjalë

Fatmir Limani nga Kërçova: Fitorja është kur qytetarët zgjedhin atë që i bashkon, jo përjashton (VIDEO)

Kurti nis vizitën në New York me një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Amina Nuraj: “Politikanët shqiptarë harrojnë shqiptarët e Sanxhakut”

Rama në krah të Vuçiqit dhe në gjuhën e tij: pse kryeministri shqiptar flet kundër Kosovës?

Këshilli Gjyqësor, Mickoskit: Kushdo që ka prova për një krim në gjyqësor është i detyruar ta raportojë atë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË