Përleshje para klubit “Rinora 4” në Zvicër

Picture of Ina Online
Ina Online

07/11/2025

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur me thikë dhe është dërguar me plagë në spital.

Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar kosovar, i cili është arrestuar në kantonin Aargau.

Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve. Në video shihet se të paktën pesë roje sigurie godasin me grushta një grup festuesish, ndërsa dy prej tyre bien në tokë – njëri prej tyre godet me kokë trotuarin dhe mbetet pa ndjenja.

Dëshmitarë kanë treguar se gjithçka nisi kur një person nga grupi i klientëve u përjashtua nga klubi, pasi kishte konsumuar shumë alkool. Kur miqtë e tij dolën për ta ndihmuar, sigurimi – sipas tyre – përdori sprej lotsjellës dhe dhunë fizike.

“Sigurimi u hodh menjëherë mbi ne me sprej dhe grushta. Njëri nga miqtë tanë përfundoi me shtatë qepje në kokë,” tha njëri nga dëshmitarët për medien zvicerane. Ai shtoi se disa persona nga grupi i tyre do të paraqesin padi për lëndime trupore.

Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje në momentin e incidentit dhe se sigurimi është i kontraktuar nga një firmë e jashtme, SN Security GmbH, e cila nuk ka komentuar për rastin.

Policia zvicerane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

TË FUNDIT

Bujar Osmani pas një kohe paraqitet me një postim, çka po paralajmëron?

Saranda Imeri nuk e mohon mundësinë të caktohet ushtruese detyre e kryetares së Komunës së Gostivarit

A po luhet me ligjet për të përcaktuar se kush do t’i drejtojë Gostivarin, Vrapçishtin dhe dy komunat tjera deri në zgjedhjet e reja?

Përleshje para klubit “Rinora 4” në Zvicër

NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

Ish-kryetari i Bursës me origjinë shqiptare në konak tek Izet Mexhiti

ME TE LEXUARA

1

Përleshje para klubit "Rinora 4" në Zvicër
1
NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

LEXO MË SHUMË