Përmbytjet shkaktojnë viktima në Bosnje

Picture of INA
INA

04/10/2024

Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë.

Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK).

Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë.

“Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.

Ndërkaq, një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh ministër i Financave, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, duke shtuar se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës”, ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, fshat midis Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”.

Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës. Juka tha se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Ai tha se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur. “Bëjmë thirrje që askush të mos niset nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse do të rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike. Zjarrfikësit thanë se disa pjesë të rrugëve janë mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut nga Konjici deri në Mostar, si dhe drejtimi rrugor Prozor-Rama-Jabllanicë.

Nga Hekurudhat e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pezulluar qarkullimi i trenave ndërmjet Sarajevës dhe Çaplinës. Sipas korrespondentit të REL-i nga Mostari, në zonën e këtij qyteti, vërshimet kanë shkaktuar rrëzimin e disa urave. Për shkak të reshjeve të shumta, janë përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Komunës Kiselak u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë përmbytur disa shtëpi.

TË FUNDIT
49 minuta
Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike
49 minuta
Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin
51 minuta
"Lonely Planet" përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025
3 orë
“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe (VIDEO)
4 orë
14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”
6 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
6 orë
VIDEO/21 veta humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë, profesori boshnjak thotë se pse ndodhi katastrofa
1 ditë
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
5 orë
Ballkani përballë përmbytjeve/ Probleme në të gjithë rajonin! Situata më e rëndë në Bosnje, konfirmohen 16 viktima
1 ditë
10 vjetori i Procesit të Berlinit: Ku është Maqedonia e Veriut?

LEXO MË SHUMË

foshnje bebe

Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike

klinika per femije shkup

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin

Saranda

“Lonely Planet” përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025

vucic

“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe (VIDEO)

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

Lajcak

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

muhamed begoviq

Muhamedi humbi djalin nga vërshimet, tregon në lotë se si gjithçka ndodhi për pak minuta (VIDEO)

Permbytje ceki

Ballkani përballë përmbytjeve/ Probleme në të gjithë rajonin! Situata më e rëndë në Bosnje, konfirmohen 16 viktima

vershimet bosnje

VIDEO/21 veta humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë, profesori boshnjak thotë se pse ndodhi katastrofa

INFO

NA NDIQ