Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka fituar garën për kryetar të Prishtinës në balotazhin e mbajtur këtë të diel. Sipas rezultateve përfundimtare, Rama mori 51.46% të votave, përkatësisht 44,856 vota, duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i cili siguroi 48.54% ose 42,312 vota.
Me këtë fitore, Përparim Rama e siguron mandatin e dytë si kryetar i kryeqytetit.(INA)