Profesor Pëllumb Pilinçi mohon të jetë qeveri hije, duke i quajtur ato fjalë njerëzish. Në një mesazh të shpërndarë, profesori i njohur shprehet se ai e ka bërë qeverinë e tij dhe pret njerëzit të vejë në zyra, por jo në këto zyrat që janë aktualisht, sepse ai premton që t’i lyejë dhe pastrojë ato me allçi.
Gjatë bisedës së tij profesor Pilinçi shprehet se ka ardhur për njerëzit dhe jo për vete, pavarësisht se ka fëmijë dhe nipër që do t’i shijojë, por po e bënë këtë sakrificë, sepse shqiptarët rrinë në kafe dhe bëjnë llogje.
“Unë për ju jam, nuk jam për veten time. Për veten time po humbas kohë. Edhe unë kam fëmijë, edhe unë dua të shijoj fëmijët e mi, nipërit e mi dua edhe unë t’i shijoj, që nuk po i shijoj dot. Përse? Kam erdh për ju. Për ju që keni vetëm llafe nëpër kafene, vetëm mashtrime. Të gjithë televizionet që kanë dalë bëjnë llogje dhe ju qeshni.” – thotë kryetari i vetëshpallur i qeverisë jo ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi.
Gjatë kësaj video ai ka hedhur edhe akuza të rënda për qeverinë e re, duke thënë se 8 prej ministrave janë agjentë të grekut.
Më tej ai zotohet që ta bëjë Shqipërinë në kufijtë natyror dhe thotë se e ka shpallur qeverinë, sipas tij jo hije, dhe pret vetëm të vijnë njerëzit dhe të futet në zyrë.
“Pilinçi do të bëjë Shqipërinë me kufij natyror. Unë tre orë që fle e kam mendjen në amanetet që kam. Amanetet që kam i mbarova, do bëhet qeveria. E bëmë dhe lëre se ç’thonë njerëzit, jo në hije. Pilinçi e ka bërë qeverinë. Unë pres njerëzit për të dalë ku janë zyrat, por jo në këto zyra që janë. Këto që janë do t’i bëj me allçi, do t’i pastroj që nga ’44-tërta dhe deri në momentin që flasim.” – u shpreh Pilinçi.