Mbrëmjen e sotme në qendër të Gostivarit ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një artari.
Sipas informatave jozyrtare, disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në objekt dhe pas kryerjes së grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell INA.
Në vendngjarje ndodhen ekipe policore që po kryejnë hetime, ndërsa policia ka nisur një aksion për gjetjen e autorëve të ngjarjes.(INA)
Video KËTU