Gjermani – 17-vjeçari kosovar sulmon me thikë mësuesen, dyshohet motiv fetar

Picture of INA
INA

12/09/2025

Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen.

Sipas tij analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare.

Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.

17-vjeçari kosovar kishte qenë nën vëzhgim policor dhe më parë
Sipas informacioneve të mëtejshme të mbledhura nga hetuesit, kosovari 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë.

Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi.

Në këtë raport Policia e Essenit e kishte klasifikuar atë si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë 17-vjeçari nuk kishte rënë më në sy, policia e Essenit e kishte anuluar këtë klasifikim.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, e cila po të rishqyrton vendimet e policisë së Essenit, kosovari 17-vjeçar ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.

Sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW pas tentativës për vrasjen e mësueses, në qendër të qytetit të Essenit kishte pasur po atë ditë një tentativë tjetër për vrasje ndaj një burri të pastrehë dhe policia po heton nëse kosovari 17-vjeçar është përgjegjës edhe për këtë krim./DW

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË