Platformat e dështuara të mediave sociale

Picture of INA
INA

18/07/2023

Mediat sociale u referohen platformave dhe mjeteve të ndryshme online që u mundësojnë individëve të krijojnë, ndajnë dhe shkëmbejnë informacione, ide dhe përmbajtje brenda komuniteteve dhe rrjeteve virtuale. Përdorimi i mediave sociale është rritur në popullaritet dhe përhapje me kalimin e viteve, pasi ofron përparësi dhe mundësi të shumta për individët, ndërmarrjet, organizatat dhe shoqërinë.

Megjithatë sapo hapet një rrjet i ri, aq më shumë ngushtohet hapësira dhe rritet mundësia për shuarjen e një platforme ekzistuese.

Në vijim TRT Balkan do të paraqesë një listë prej gjashtë platformave të dështuara të mediave sociale.

MYSPACE

E themeluar në vitin 2003, ndërsa u mbyll në vitin 2011.

Pas muajit të parë në internet, mbi një milion njerëz u regjistruan në MySpace, ndërsa brenda 10 muajsh ky numër u rrit në 5 milionë.

Deri në vitin 2006, Myspace u vizitua më shumë herë sesa Google Search dhe Yahoo Mail!

MySpace ishte platforma sociale më e njohur në fillim të viteve 2000 me profilet e saj të personalizueshme dhe veçoritë e shpërndarjes së muzikës, por nuk arriti të konkurronte me Facebookun.

CLUBHOUSE

Platforma sociale Clubhouse u lançua në mars të vitit 2020.

Aplikacioni dikur viral Clubhouse mundëson dhoma bisede audio në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe fitoi popullaritet gjatë pandemisë Covid-19.

Ajo humbi 60 përqind të audiencës së saj për shkak të pretendimeve se po mundësonte përmbajtje kontroverse dhe për shkak se platformat e tjera miratuan veçoritë e tyre.

TRUTH SOCIAL

Një tjetër platformë e cila kishte fatin e shkurt të suksesit ishte ajo e Truth Social e themeluar në shkurt të vitit 2022.

Ish-presidenti i ShBA-së Donald Trump lançoi Truth Social si një alternativë ndaj Twitterit, i cili i bëri ndalim në platformën e vet në janar 2021. Faqja e mediave sociale nuk arriti të rivalizojë Twitterin në madhësinë e audiencës dhe veçoritë e aplikacionit.

FRIENDSTER

Nisur në 2003, u mbyll në 2015.

Si faqja e parë e mediave sociale, Friendster lejoi anëtarët e saj të ngarkonin foto e video dhe të angazhoheshin me miqtë e tyre dhe fitoi më shumë se 2 milionë përdorues aktivë brenda një viti. Friendster humbi popullaritetin pas lançimit të aplikacioneve Facebook dhe MySpace.

GOOGLE PLUS

Google plus nganjëherë i shkruar si Google Plus, nganjëherë quhet G+ është një rrjet social i zhdukur që zotërohej dhe operohej nga Google deri në vitin 2019. Rrjeti u lançua më 28 qershor 2011, në një përpjekje për të sfiduar rrjetet e tjera sociale, duke lidhur produkte të tjera të Google si Google Drive, Blogger dhe YouTube.

Plus poashtu ishte përpjekja e gjigantit Google për rrjetet sociale, duke i lejuar përdoruesit të kategorizojnë miqtë e tyre në ‘qarqe’. Mirëpo në fund kjo platformë nuk arriti të ndërtonte audiencë dhe të sfidonte konkurrentët e saj.

VINE

Vine, në pronësi të aplikacionit Twitter i cili u lançua në vitin 2013 dhe u mbyll në vitin 2017, ishte një aplikacion për shpërndarjen e videove që i lejonte përdoruesit të krijonin dhe të shpërndanin video ciklike prej gjashtë sekondash.

Ndonëse ishte një pionier për videot e çastit, asaj i mungonin reklamat dhe rrjedhimisht fitimi i parave, kështu që nuk mundi të konkurronte me aplikacionin Instagram dhe konkurrentët e tjerë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!

Hazbi Lika shfaqet në fushatën e Bilall Kasamit në Tetovë

Ibrahimi i reagon Ahmetit: O Ali, shqiptarët s’janë serbë të Gazimestanit!

Kasami: Vazhdojmë edhe më fuqishëm

Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

ISHP, rekomandime për situatën, ku i gjithë qyteti është mbuluar nga mbeturinat

ME TE LEXUARA

1
Mexhiti: Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!
1
Hazbi Lika shfaqet në fushatën e Bilall Kasamit në Tetovë
1
Ibrahimi i reagon Ahmetit: O Ali, shqiptarët s’janë serbë të Gazimestanit!
1
Kasami: Vazhdojmë edhe më fuqishëm
1
Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

LEXO MË SHUMË

Mexhiti: Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!

Hazbi Lika shfaqet në fushatën e Bilall Kasamit në Tetovë

Ibrahimi i reagon Ahmetit: O Ali, shqiptarët s’janë serbë të Gazimestanit!

Kasami: Vazhdojmë edhe më fuqishëm

Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

ISHP, rekomandime për situatën, ku i gjithë qyteti është mbuluar nga mbeturinat