Shkruan: Agim Morina
E shihja unë që Albini me një kambëngulje të jashtëzakonshme kundërshtonte Gjykatën Speciale! Nuk kisha asnjë shpjegim! Çfarë ka ky njeri, pyetesha, që po qet tym e po ban gjithçka me e pengu themelimin e kësaj gjykate. Nuk mujsha me i ra në fije kurrqysh e as me gjetë ndonjë përgjegje.
Aj i shkreti paska pasë hall të madh.
Tash që po thuhet se Shtab të UÇK-së nuk paska pasë, dikush-dikushi nuk qenka dukë kurrë andej pari, ngaqë s’e paska pa kush, dhe se krejt komandën e paska pasë në dorë Adem Demaçi, po del që Shtabi i UÇK-së paska qenë zyra e Bacës Adem. Në këtë mënyrë, sipas hierarkisë së përgjegjësive, krejt përgjegjësia paska me mbetë mbi Albin shkretën.
Pse, mundeni me thanë ju.
Po, komandanti dhe “fajtori” për krejt luftën paska qenë Adem Demaçi. Adem Demaçi nuk jeton ma. Albin Kurti, që ka qenë sekretar i Adem Demaçit në Shtab, asht i dyti, menjëherë mbas tij. Aj asht gjallë. Për me e shpëtu fytyrën e Gjykatës Speciale, të vetmin që gjykatësit paskan me mujtë me dënu po mbetet Albini. E, dihet fort mirë që Albini nuk din me thanë “jo”. Çohet dhe e përsërit atë thanien e tij në gjyq: “Unë nuk e njoh këtë gjykatë, por e njoh vetëm gjykatën e popullit tim!” dhe e merr përsipër krejt përgjegjësinë e luftës. E kështu e merr edhe dënimin.
Hej dynja, dynja! E paska dijtë i shkreti Albin se ka me u sjellë e ka me u sjellë hesapi dhe, prap, krej kiameti paska me ra mbi kryet e tij.
Qe pse njeri nuk po baka m’u ngutë e me paragjyku, ngaqë paska hall mbi hall.
Na fal, Albin, se tybe n’e paçim dijtë çfarë zavalli paske pasë! Veç a ban me na kallxu qysh e dijte ti këtë punë?