Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle dhe bastisje të reja në rajonin e Mitrovicës së Veriut, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për posedim të paautorizuar të armëve.
Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione në komunën e Zveçanit, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Në Rastin III, gjatë kontrollit në një shtëpi banimi në lagjen Korile, komuna Zveçan, pronari i shtëpisë ka deklaruar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, ndërkohë që në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e municionit.
Bazuar në dyshime të arsyeshme dhe informata operative, Policia ka realizuar bastisje shtesë në objekte përcjellëse të të dyshuarit, duke u mbështetur në Nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 1.5, për të parandaluar “shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave”.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit dhe materialeve eksplozive, duke përfshirë:
-Dy karikatorë për armë të gjatë, 49 detonatorë elektrik,