Popull me tre shtete pa shtet shqiptar

Picture of Ina Online
Ina Online

14/09/2025

Shkruan: Kalosh Çeliku

E them publikisht: Unё, Kalosh Çeliku. Edhe, e kam thёnё dhe Dje, nё sistemin e egër komunist jugosllav nё shkrimet e mia publicistike dhe libra atrisitk me publicistikё letrare. Shkaku, se: me vite dhe shekuj, kemi plotё “Nana” dhe “Baba” tё partive – politike shqiptare. Dhe, ende nuk kemi njё Babё shqiptar?! Edhe, pse: me vite e shekuj, gjatё pushtetit komunist dhe këtij tё sotshmit me brekёt ende nёpёr këmbë i kemi pasur disa “Baballarё”, por jo edhe njё Nanё Shqiptare nё Pushtet. I kemi pasur disa “baballarё” nё shtetin e ”përbashkët” tё vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Edhe, tё ketij tё sotshmit “demokratik” Neokomunist. Mos, ua përmend emёrat, “heronjёve” tё “vёllazёrim-bashkimit” ish jugosllav dhe “dёshmorёve” tё sotshёm pёr “Liri”, se: janë shumё, nuk mund t’i numroj me emёra dhe mbiemra kokё mё kokё. Shkaku, se: do t’i vjell edhe zorrët nga barku.

Vёrtetё, nё sistemin komunist jugosllav i kemi pasur tё gjitha “liritё”, përveç dalldisjes, arratisjes dhe Lirisё Shqiptare. Sot, i kemi edhe “analistёt politik”, qё nuk e dinё veten: a janë burra, apo gra me pashterka tё kuqe. Kёmbekrye merren edhe me politikё “madhore” nё mjetet e informacionit dhe portalet elektronike, duke shitur mend dhe politikё. Themelimin e Partive Politike nё Shqipёri, Kosovё dhe Maqedoninё e Veriut. I ngatërrojnë partitё e tyre me thasë tё grisur arnё pёrbmi arnё, ende tё Tri shteteve shqiptare me përçarje dhe kufinj politik. Bythёprapё, përzihen nё politikёn e Tre shteteve shqiptare me kufinj politik jugosllav. Nё vend, qё ta bashkojnё kёtё politikё shqiptare, ato merren me ndërhyrje nё politikёn e këtyre tre shteve, gjoja se: i bashkojnë partitë politike shqiptare?! E, nё realitet: ato edhe ashtu tё përçara u besojnë këtyre “misionarve” tё “vëllazërim – bashkimit” ish komunist jugosllav. Dje, tё deklaruar me kombësi si turq, serb, “maqedonas”… E, Sot si “shqiptar”. Pёrmekeq, me këmbëngulje edhe kërkojnë edhe “Shqipёri tё Madhe”?! Krah pёr krahu me partitë politike pёr pushtet, poste partiake dhe pasuri marramendёse. Sot: me manifestime “kulturore” na lexojnë edhe pizi para popullit shqiptar?! Unё, nuk u kam faj si shkrimtar. Vetё i pollën këto kopila me Njerkёn dhe i stolisёn me poste partiake.

Patjetёr, edhe: nё sitemin “demokratik” Neokomunist tё “vëllazërim – bashkimit”, edhe nё Ditёn e Sotshme. I kemi “baballarët” “Turqё ehamdurila” nё xhami me dy e katër minare. Ende, me “Din dhe Iman”. Këmbëkryq me partitë politike me “vëllezërit” kokё mё kokё pёr pushtet dhe poste partaike. Por, nuk e kemi pasur edhe, nuk e kemi edhe Nanёn e vёrtetё Shqiptare, nё Shtetin e “pёrbashkёt” Shqiptar, ende komunist jugosllav me brekёt e grisura me arna nёpёr kёmbё. I keni pёrdour tё gjitha armёt partiake – politike me barut tё lagur. I cili Sot, nuk ndez nё Ditёn e Sotshme Shqiptare, por nuk i keni shkrepur ende plumbat dum – dum.

Kohёn e fundit, para zgjedhjeve lokale dhe parlamntare (2015), i perdorni edhe armёt e fundit: pizitё politike – patetike – patriotike pёr pushtet dhe poste partiake. I zёvendsuat manifestimet kulturore – artistike – tradicionale me manifestime kulturore partiake, duke lexuar pizi patetike – “patriotike” para popullit shqiptar. Tashti, pёr tashti: nuk i leoxojnё poetёt e mirnjohur shqiptar, por “poetёt” e partive politike. Edhe, atё: vetёm partitё politike shqiptare me njё torbё taxhi. Ose, njё asht nё gojё.

Prandaj, nё Ditёn e Sotshme u duhet njё Babё me mustaqe vesh mё vesh, kёmbёkryq nё sofrёn Shqiptare te Pragu i Oxhakut me flakё. “Nagёntin” nё brez me nёntё fishekё, dhe njё fishek nё gojё. Kёsulёn e bardh tё Bajram Currit nё kokё. Isa Boletinit, qё hyri me Dy kobure nё Londёr. Dhe, mauzerrin me gjithё fishekё mbi krye. Kokё mё kokё me dy “kashikarat” e serbit, dhe mollёt e kuqe tё italjanit varё nё struke pas dere. “Vёllёazёrim – bashkimit”, qё e krijoji sistemi komunist nё komunat shqiptare. E, ky “vёllazerim – bashkimi” i Ditёs Sotshme e mbuloi me ferra, tela dhe pallate dhe bёrllok. Nuk, i polla Unё si shkrimtar me shkrimet e mia publicistike dhe libra. I polli BDI -ja si kopila partiake politike me tё cilёt sot ka probleme pёr pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe partiake. Prandaj, Unё edhe Sotekёsajdite jetoj mes librave, nё Liri.

Nanёn e keni me shekuj Historike nga Natyra. E di, qё nga koha e Perandorisё Osmane. Historikisht, keni pasur, pashallarё dhe agallarё. Edhe, tё Baba Dovletit. Kohёn e fundit pas Luftёs tё Kosovёs (1998 –’99), dhe Luftёs tё Maqedonisё (2001), edhe komandantё lufte, vetёm me njё “asker”. Edhe, ai “Komandant askeri”.

Publikisht, pas Revolucionit shqiptar nё “Rumeli” me Kryengritjen e Dervish Carёs (1983- ’84). Çlirimit tё Shkupit nga kryengritёsit shqiptar. Asajkohe, e keni kёrkuar edhe “Baba Dovletin”?! “Ne, e duam Babёn”! Nё sistemin jugosllav tё vёllazerim – bashkimit, i shpallёt edhe dy – tri baba shqiptar. Edhe, nё “demokraci” vazhdoni tё shpallni “Baba”. Por, ende nuk e shpallёt edhe njё Nanё Shqiptare. E keni edhe njё Babё Shqiptar pёr Ditёn e Nesёrme pёrtej kufinjёve shqiptaro – shqiptar. Nuk keni pasur probleme me sistemin ish jugosllav. Siç, nuk keni edhe sot. Probleme keni me vetёveten.

Problemi politik, koha ёshtё Sot: patjetёr, duhet ta gjeni edhe njё Babё shqiptar. Nanёn, e keni me shekuj Shqiptare. Nuk u duhet tjetёr Nanё! Nёse, ende nuk ka gjetur ndonjё burrё. E di e gjithё Bota. Hё, pёr hё, gjejeni edhe njё Babё shqiptar! Ose, njё Burrё pёr Nanёn Shqiptare! Jo, parti politike shqiptare, qё i keni me thasё arnё pёrmbi arnё, vetёm pёr pushtet dhe poste partiake. Nuk ka problem, do t’ua pranojё edhe Bashkimi Evropian. Patjetёr, edhe Amerika e themelimit tё shtetit tё dytё shqiptar tё Kosovёs nё Evropё. Ndoshta, edhe Shtetit tretё shqiptar, nё themelim e sipёr nё Ditёn e Sotshme. Shqipёri, me tri Shtete me Nanё, dhe ende pa Babё nё Kryeoxhaku.

Fatkeqёsisht, Ditёn e Sotshme ende “kemi” dy – tri baba tё partive politike shqiptare edhe “maqedonase”. Mos them, ende edhe serbo – jugosllave, me thasё arnё pёrmbi arnё si parti polike antishqiptare. Nuk e di, edhe sa Baba do t’i kemi Nesёr?! Baballarё, ende kemi me thasё, por nuk e kemi Sot: edhe njё Nanё Shqiptare?!

Populli shqiptar ёshtё i lodhur me premtimet e partive politike shqiptare nё pushtet dhe opozitё me vite: pёr pushtet dhe poste partiake. Luftrave tё fundit (1989 – ’90 (Kosovё), Maqedoninё e Veriut (2001). E, sidomos Sot: para fushatave parazgjedhore dhe parlamentare pёr pushtet, poste partaike dhe pasuri. Hjadutёve tё djeshёm t’ua japim votat, qё i shkatёrruan lagjet shqiptare. U dalldisёn hamёllave politike – partiake tё Robrisё, pёrtej Ditёs Nesёrme. Kur, ende e kemi nёpёr kёmbё Ditёn e Djeshme nё pushtet me ferra dhe tela mes parqeve nё lagjet shqiptare tё Shkupit shqiptar me poste partiake dhe pallate mes parqeve tё gjelbёrimit. Qё, i Shkatёrruan parqet me gjelbelbёrimin, tё cilёt i ndёrtoi sistemi komunist. E, ju i pretё pemёt dhe i uzurpuat parqet publike me pallate biznesi. I mbuluat me ferra, tela dhe berllok.

Sot: ju si politikanё tё partive politike “demokratike” (?!) Pёrmes tё mjeteve tё informacionit partiake dhe jopartiake, ende jugosllave, e udhёheqni popullin shqiptar me “politikё madhore” ish jugosllave pёr nё Shqipёri?!… Nuk ka problem politik. Edhe, pse: ju jeni nё pushtet me poste partiake dhe pasuri shtetёrore. Penёn, ende e kam me Dy Tyta. Lufta, ende: vazhdon me Penё. Pёrtej, Ditёs Nesёrme…

Popull shqiptar me tre shtete nё Ballkan dhe kufinj politik. Ende pa Shtet Shqiptar…

TË FUNDIT

AKI me kandidatë në 23 komuna dhe me 34 lista këshilltarësh

Rozana Radi si 20-vjeçare pas ndërhyrjeve në trup

Popull me tre shtete pa shtet shqiptar

Lista e kandidatëve të ZNAM në Kumanovë kësaj radhe pa asnjë shqiptarë

BDI: Shkupi digjet, Izeti krihet!

Halil Geci: Edhe pa Kurtin, populli nuk e dorëzon Mitrovicën

ME TE LEXUARA

1
AKI me kandidatë në 23 komuna dhe me 34 lista këshilltarësh
1
Rozana Radi si 20-vjeçare pas ndërhyrjeve në trup
1
Popull me tre shtete pa shtet shqiptar
1
Lista e kandidatëve të ZNAM në Kumanovë kësaj radhe pa asnjë shqiptarë
1
BDI: Shkupi digjet, Izeti krihet!

LEXO MË SHUMË

AKI me kandidatë në 23 komuna dhe me 34 lista këshilltarësh

Rozana Radi si 20-vjeçare pas ndërhyrjeve në trup

Popull me tre shtete pa shtet shqiptar

Lista e kandidatëve të ZNAM në Kumanovë kësaj radhe pa asnjë shqiptarë

BDI: Shkupi digjet, Izeti krihet!

Halil Geci: Edhe pa Kurtin, populli nuk e dorëzon Mitrovicën