Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

Picture of ina-online
ina-online

06/10/2024

Profesori amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka ndarë disa ide për ShBA-në për ato që ai i cilëson si gabime që i kanë bërë në rajonin e Ballkanit gjatë tri viteve mandat të presidentit Joe Biden.

Ai këtë e bëri përmes një postimi në platformën “Peacefare”.

“Jemi duke hyrë në fazën përfundimtare para zgjedhjeve në ShBA. Kjo do të thotë periudhë e varfër për pjesët e botës me prioritet më të ulët si Ballkani deri më 20 janar. As Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë gjasa të thonë asgjë për rajonin përpara 5 nëntorit. Edhe pas Ditës së Inaugurimit do të kalojë pak kohë përpara datës kur administrata fokusohet në Ballkan”, shkroi Serwer.

Ai tha se pikëpamjet e Harrisit për Ballkanin janë të panjohura ndërsa Trumpi u përpoq ta ndante Kosovën.

“Por ajo (Harris) ka kaluar karrierë duke ndjekur kriminelët dhe duke mbrojtur të drejtat e barabarta. Kjo me gjasë ju tregon diçka për qëndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit. Trumpi është supremacist i bardhë i korruptuar që u përpoq të ndante Kosovën ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Nëse zgjidhet, ai padyshim që do ta fuqizojë Ric Grenellin për të provuar sërish ndarjen në Kosovë dhe Bosnje. Serbia ka ndikim mbi Trumpin. Jared Kushner (dhëndri i Trumpit) ka kërkuar mundësi investimi atje”, shkroi Serwer.

Profesori tutje tha se njerëzit në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë në këtë “periudhë të varfër” duhet të kërkojnë të korrigjojnë gabimet që ai thotë se i kanë bërë në tre vitet e fundit, të cilat sipas tij kanë prodhuar kryesisht dështim diplomatik në Ballkan.

“Administrata Biden gabimisht u fokusua në krijimin e një Asociacioni statutor të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Në Bosnje, me të drejtë u përpoq të çfuqizonte politikanët etnonacionalistë, por ia doli kryesisht me boshnjakët. Këto prioritete dënuan politikat e Bidenit në Ballkan me humbje strategjike. Ata gjithashtu prishën marrëdhëniet me kosovarët dhe boshnjakët, miqtë më të mirë të Amerikës në rajon”, u shpreh Serwer.

Ai i dha disa ide “për ta korrigjuar kursin”, ndërsa supozoi që Harrisi do të dalë fitimtare në zgjedhje.

Serwer thotë se këto ide të tij synojnë të zvogëlojnë ndikimin e nacionalizmit etnik, ndërsa shtoi se gjithashtu do të rrisnin funksionalitetin e qeverisjes në Kosovën siç e quan ai ende të brishtë si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Idetë e Serwerit për ShBA-në:

Konsultohuni me kryeministrin e Kosovës Kurti për plan të përbashkët për të vendosur pa dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Kjo përfshin dhënien fund të frikësimit nga Beogradi për serbët që i bashkohen institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe të ketë njohje më të gjerë ndërkombëtare.
Miratimi si qëndrim zyrtar i ShBA-së për mbështetjen e kushtëzuar për një Asociacion joqeveritar të komunave me shumicë serbe. Vetë komunat duhet ta formojnë këtë Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kushtet duhet të përfshijnë përmbushjen e obligimeve të Beogradit sipas marrëveshjes në të cilën Prishtina është pajtuar me Asociacionin.
Thuani Beogradit publikisht se duhet të japë llogari për keqbërjen e qeverisë serbe të vitit të kaluar. Kjo përfshin kidnapimin e policisë së Kosovës, trazirat kundër KFOR-it dhe komplotin terrorist të Banjskës.
Ndaloni fjalët e këqija ndaj ambientalistëve serbë që kundërshtojnë fabrikën e litiumit të Rio Tinto. Filloni të kritikoni publikisht korrupsionin dhe autokracinë në rritje në Beograd.
Përfundimi i ndërhyrjes së Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në rastin Kovaçeviq. Vendimi i GJEDNJ premton hap të madh në reduktimin e kontrollit nacionalist etnik të institucioneve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ngrini akuza penale në ShBA kundër avokatëve serbë dhe kroatë (Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq) për ndarjen etnonacionale në Bosnje.

TË FUNDIT
31 minuta
Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile
6 orë
Katër vetura digjen në Shkup
8 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
8 orë
LSDM e hapur që të ketë zgjidhje edhe për ish-pjestarët e UÇK-së për përkujdesje shtetërore
8 orë
Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!

ME TE LEXUARA

11 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
2 ditë
Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”
11 orë
Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar në Tetovë (VIDEO)
2 ditë
Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit
8 orë
Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!
15 orë
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë - në shifra

LEXO MË SHUMË

IMG_8841

Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile

makine-zjarr-750x430

Katër vetura digjen në Shkup

pompa-benzines-derivatet-naftes

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

lsdm-696x431 kuzevska

LSDM e hapur që të ketë zgjidhje edhe për ish-pjestarët e UÇK-së për përkujdesje shtetërore

menduh thaci ali ahmeti

Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!

denion meidani bilall kasami

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar në Tetovë (VIDEO)

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

qyteti-shkupit

Shqiptarët “zero” përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në

INFO

NA NDIQ