Shkruan: Halim Hyda
Çka nënkupton profili i të qenit diplomat/ambasador? Përgjigjet mund të jenë nga më të ndryshmet, por një përkufizim më i përafërt mund të na shpie në një tërësi semantike të këtij profili, që nënkupton një personalitet i ndërtuar me aspirata dhe ide në ngriitjen profesionale dhe intelektuale, i ngritur dhe i avancuar, i cili gjatë zhvillimit të karrierës së tij i ka dhënë detyrë vetes të arrijë diçka më shum se të tjerët, i cili duhet të fokusohet në shumë elemente dhe koncepte të filozofisë që e dallojnë atë për nga aftësia e komunkimit dhe e prezantimit në paraqitjet e tij publike dhe profesionale në aspektin e kuptimit më të gjërë të politikës së jashtme dhe diplomacisë në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, kjo në formën e saj nënkupton se së pari duhet mbrojtur çdo specifikë e politikës shtetërore. Kjo gjithsesi nuk mund të arrihet nëse diplomati nuk është i njohur prej më herët në fushën e krijimtarisë, dhe veprimtaris profesionale.
Me fjalë të tjera diplomatët duhet jenë personalitete të politikave të larta në arenën ndërkombëtare dhe si të tillë ata mund të jenë në ballë të proçeseve kur është vendi në gjendje jo të mirë dhe krizë më të madhe , që të dijë nga të anoj dhe kend të mbështes për të ndikur dhe ndihmuar mirëqënien njerëzore në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Zhvillimi dhe evoluimi i diplomacisë dhe kuadrit të saj duhet ecur krah zhvillimit tё pёrgjithshёm shoqёror por edhe më tej. Diplomacia nuk duhet kuptuar si dëshirë për të qenë diplomat, por diçka e lindur pastaj mundet të ndihmojë edhe tradicionalja por jo me çdo kusht dhe e tëra kjo mundet të zbërthehet në produkt i racionalitetit tё mendjes sё mbrehtё njerzore..
Ajo çka e bën të rëndësishme tërësinë e këtyre problematikave është se sukseset ose më mirë me thënë mosuskseset e politikës së jashetme të Maqedonisë së Veriut, përpos performancës së nje rrethi shumë të ngushtë te diplomateve dhe të diplomacisë së nivelit të lartë, për të mundur me veçuar me emër dhe mbiemër nuk i atribuohen profesionalizmit si diplomatë që me sensin e bashkëpunimit dhe koordinimit të kenë arritur diçka të veçantë të realizojnë me sukses përfaqësimin e shtetit dhe zbatimin e politikës së jashtme. Kjo edhe për faktin se fushëveprimi diplomatik duhet të lëjë gjurmë, në politikën ndërkombëtare,me çka do të lartësohet dhe afirmohet emri i RMV, si një subjekt kredibil ndërkombëtar në kuadër të përpjkejeve për eliminimin e barrierave dhe kushtëzimeve të pa drejta të cilat nuk mundet të arsyetohen me asgjë në politikën dhe diplomacinë tonë dhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e që kanë të bëjnë drejtë BE-së,pavarësisht tentimeve të ndërhyrjeve nga jashtë për ta ndërmjetësuar në këtë rrugë.
Politika dhe diplomacia e RMV duhet të vazhdojë të personifikojë “trurin” e shtetit dhe shoqërisë, si një mundësi reale e ngritjes së kapaciteteve politike të përfaqësuesve të saj në institucionet dhe forumet ndërkombëtare.
Nëse diplomacia është art i komunikimit, ose cilësi e lindur e personalitetit, atëherë diplomati mund të vlerësojë situatën para se të fillojë të flasë bashkëbiseduesi.Për rrojedhojë, diplomati mund të vlerësojë situatën dhe zhvillimin e ngjarjeve në mënyrë objektive, reale dhe pa bariera dhe hipoteka të së kaluarës, duhet të ndjehet i barabartë në tavolinën e debateve diskutimeve duhet të ketë një ndjenjë dhe shkathtësi të veçantë në zhvillimin e të dëgjuarit dhe komunikimit me bashkëbiseduesin si dhe të mundet të analizojë në përpikëri.
Diplomatët e karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në RMV duhet të lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimin e politikave reale në diplomacinë moderne të shtetit, prandaj mospërfillja e mendimit dhe ideologjis se ngritjes së kësaj kategorie diplomatësh nga udhëheqësia e Ministrisë paraqet një neglizhencë dhe adoleshencë të skajshme politike e shtetërore.
Përvoja ka treguar se kur vjen një ministër Ri në MPJ, si me automatizëm bëhen ndryshime nё interes të partisë dhe në emër të sistematizimit të ri me kritere sipas programit të zyreve partiake, jashta çdo cilësie dhe kriteri të bashkërenditura në standardet dhe përfilljet e avancuara të Evropës.
Sistematizimi i mirëfilltë dhe profesional duhet të fillojë me përbërjen e shërbimit diplomatik – titulli i diplomatit ambasador duhet të jetë emër i njohur në opnionin e brendshëm dhe të jashtëm, në bazë të meritës, vlerës dhe konkurrencës së drejtë profesionale në diplomaci me karakter dhe moral të lartë. Por është për keqardhje se që nga vitet 1990 deri më tani, në shërbimin tonë diplomatik ka dominuar një formulë “jo e drejtё dhe jo profesionale nё bazё të meritokracisё” dhe krejtësisht jo korrekte. Në diplomacinë tonё, pavarësisht arritjeve të vogla dhe përparimeve të dukshme, duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare më të mira, kanë gjetur terren dukuritë negative, në rekrutimin e personelit diplomatik me gradën më e lartë – Ambasadori.
Me fillimin e demokracisë pas viteve 1990, duhet të zhvilloheshin dhe silleshin të gjitha ndryshimet në konceptin e profesionalizmit në ushtrimin e çdo detyre dhe niveli profesional dhe diplomatik. Dhe në këtë qasje do të ishin shmangur shumica e dukurive negative që i vërejmë sot në shërbimin profesional diplomatik dhe konsullorë. Duke e parë parregullsinë e madhe në diplomacin tonë, duke u bazuar mbi aftësitë që duhet të posedojë një diplomat i vërtetë, po e citoj diplomatin francez Francis de Callieres në vitin 1716, i cili saktëson se: “Një diplomat duhet të zotërojë aftësi shpejtësie, shkathtësie, dinakërie, njohurie të shumanshme dhe mbi të gjitha mprehtësine e shprehjes dhe të komunikimit”.
Gjatë tërë kohës në diplomaci ka kaluar dhe po vazhdon me avazin e vjetër duke kaluar gjithçka dhe gjithkush është mbuluar dhe koklavitur nga nepotizmi, politizimi partiak, korrupsioni, klientelizmi dhe diletantizmi diplomatik produktive i shfrenuar dhe pa kontrolluar deri në fund. Nëse duam që të kemi diplomaci të mirëfilltë të suksesshme dhe produktive në interes të shtetit dhe kombit që e përfaqsojmë, kërkohet që të mbahen llogari nё diplomatët me nivel tё lartё akademik dhe karrierё profesionale të dёshmuar në profesionalizëm.
Ministria e Punëve të Jashtme e RMV duhet ti kthejë sytë nga praktikat më të avancuara të diplomacisë ndërkombëtare, që në këtë mënyrë edhe reformat e reja të qeverisë ose ligji për Shërbimin e Jashtëm të jenë në përputhje me kushtet dhe rrethanat në të cilat është vendi dhe në të cilat vende, si dhe poashtu të përputhen me rregullat, normat ndërkombëtare dhe në kriteret dhe vlersimin e drejtë të kuadrit profesional brenda Ministrisë, qe nenkupton edhe ngritjen dhe demokratizimin e sistemi diplomatik nga baza e deri në majë.
Mundet të evidentojmë edhe shumë parregullsi në mbarëvajtjen e përgjithshme të zhvillimit të diplomacisë me lëshime dhe vërejtje sa i përket metodologjisë dhe qasjes së RMV në procesin e hapërimit drejt BE-së dhe kjo falë pasojave e gabimeve të së kaluarës me diplomatët e karrierës dhe ambasadorët.
Emërimet e nxituara dhe të pamatura në aspektin profesional të ambasadorëve, ngritjet e titullarëve në MPJ, tejkalimi i mandatit të diplomatit, tejkalimi i mandatit të ambasadorit dhe vazhdimi i mandatit të ambasadorit në të njëjtin vend, kanë rritur dhe do të vazhdojnë të njollosin diplomacinë e shtetit në realizimin e marrëdhënieve dhe politikave ndërkombëtare.
Në vlersimin e ndryshimeve pozitive duhet filluar, në kuadër të procesit të reformimit radikal të diplomacisë, patjetër duhet të bazohen tek meritokracia, konkurrenca e drejtë dhe vlerat e mirëfillta intelektuale profesionale dhe diplomatike.
Duhet të merren masa dhe të drejtohen edhe tek vlerat e profesionistëve të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe tek energjia, pasioni, forca, freskia, potenciali, vlerat, vizionet, arsimimi, kultura, niveli intelektual dhe njerëzor i tyre, si parakushte të domosdoshme për suksesin e diplomacisë. Për pasojë, MPJ, diplomatët e çdo rangu, në politikën e jashtme dhe të diplomacisë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit tonë, nuk janë prezentuar në nivelin e duhur, ka pasur dhe ende vazhdon te kete mangësi të profesionistëve në diplomaci, mungesë etike dhe protokolli dhe emërime prej brenda dhe jashtë pa plotësuar kriteret elemetare të shërbimit të jashtëm diplomatik me emrimin e ambasadorëve.
Në këto zhvillime gjeopolitike kjo porosi gjen shprehje sidomos në konfliktin e tanishëm në mes të Hamasit dhe Izraelit, pastaj invazioni rus në Ukrainë, ku shkëndijat e paqes ende nuk duken në horizont, por ajo patjetër duhet të bëhet pjesë e rrugëtimit që do të sillte dritë në fund të tunelit.
Diplomacia jonë duhet të absorbojë përvojat dhe kulturat diplomatike të shteteve me traditë dhe të diplomatëve të kalibrit të madh, sepse kjo është rruga vetme që na nxjerr nga improvizimi në profesionalizëm të njëmendët.
P.S.
Votimi i përmbajtur i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, ishte votim i turpit nga ana e Fërçkovskit dhe preferimit të MPJ-së se ka pasur mangësi rezoluta, mangësi ka këshilli dhe kabineti i MPJ-së.