Propaganda serbe dhe cirku i Vuçiqit në OKB

Picture of Ina Online
Ina Online

25/09/2025

shkruan korrespodenti ynë i akredituar në OKB, Beqir Sina

Gjatë zhvillimit të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 23 shtator 2025 në Nju Jork, Serbia ka nisur një fushatë të koordinuar diplomatike kundër pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Me një delegacion prej 50 anëtarësh, të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Jashtëm Marko Gjuriç, Serbia ka shfrytëzuar platformën e OKB-së për të promovuar narrativën e saj që sfidon shtetësinë e Kosovës.

Fushata ka marrë formë të dukshme dhe provokuese përmes fjalimit të presidentit Vuçiç në foltoren e OKB-së më 24 shtator dhe përdorimit të tre makinave me ekrane digjitale që qarkulluan rreth selisë së OKB-së në Nju Jork. Në to shfaqeshin montazhe me imazhe dhe video, duke përfshirë fotografi të ushtarëve dhe qytetarëve serbë në Kosovë të paraqitur si viktima të dhunës dhe torturës. Mesazhet akuzonin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “diktaturë” dhe e përshkruanin vendin si të zhytur në krizë politike pas zgjedhjeve të fundit, duke pretenduar se Kosova mbetet pa një qeveri të qëndrueshme.

Kjo fushatë synon të minojë imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur atë si një shtet të paqëndrueshëm dhe të udhëhequr nga një qeveri autoritare. Në këtë mënyrë, Serbia synon të ndikojë tek vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, duke i bërë ato më hezituese për të mbështetur anëtarësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Po ashtu, përpiqet të krijojë dyshime edhe te ato shtete që tashmë e kanë njohur, duke vazhduar përpjekjet për të zhbërë njohjet ekzistuese.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se janë planifikuar edhe protesta të komunitetit serb në SHBA, përfshirë para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill në Uashington, si pjesë e kësaj fushate për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve amerikanë dhe mediave.

Në fjalimin e tij në OKB, Vuçiç deklaroi se “Kosova dhe Metohia”, sipas tij, janë pjesë e pandashme e Serbisë. Kjo deklaratë, e kombinuar me elementët vizualë të fushatës dhe aktivitetet në terren, është pjesë e një strategjie të gjerë të Serbisë për të riforcuar pretendimet e saj territoriale dhe për të minuar legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës, 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova mbetet e mbështetur nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, dhe ka mundësinë ta kundërshtojë këtë fushatë përmes diplomacisë aktive dhe forcimit të pozitës së saj në arenën globale.(INA)

TË FUNDIT

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)

Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në “luftë” me rezoluta

Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit

Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Europa League: Bologna mposhtet nga Aston Villa, Giroud vendos për Lille

ME TE LEXUARA

1
Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!
1
Arsenali në zi, ndërron jetë futbollisti në moshën 21-vjeçare (FOTO)
1
Bllokimi drejt BE-së, Mickoski dhe Filipçe në "luftë" me rezoluta
1
Kujdes nga sot, gjoba për kalim rrugësh duke folur në celular ose gjatë vozitjes së trotinetit
1
Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

LEXO MË SHUMË

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër!

Foto: Ilustrim