Pse është kaq e rëndësishme prania e liderëve të Kosovës në OKB?

Picture of Ina Online
Ina Online

29/09/2025

Nga Beqir Sina/INA

Prania e Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës në Asamblenë e 80-të të OKB-së (UNGA) në Nju Jork shënon një triumf historik. Edhe pa anëtarësim të plotë, liderët kosovarë, duke ndjekur trashëgiminë e Rugovës, Sejdiut, Jahjagës, Thaçit dhe Haradinajt, po e pozicionojnë Kosovën si një forcë diplomatike.

Pse është kaq vendimtare kjo prani për të ardhmen e Kosovës?

Fjalimet 15-minutëshe në OKB u shërbejnë vendeve anëtare për të promovuar politikat e tyre, por Kosova, si jo-anëtare, nuk ka këtë mundësi. Megjithatë, ajo shkëlqen jashtë sesioneve zyrtare, “pranë direkut të anijes”. Në ngjarje si Clinton Global Initiative apo pritjet diplomatike, bisedat e shkurtra me presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm hapin dyer për njohje të reja dhe mbështetje ekonomike.

Këto ndërveprime, qoftë të shkurtra, mund të transformojnë perceptimin global për Kosovën, duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare.

Komuniteti shqiptar në Amerikë shërben si “termometër” i lidhjeve historike me SHBA-në.

Gjatë Javës së UNGA-së, përmes ligjëratave në universitete prestigjioze dhe takimeve me aktivistë të shquar, ky komunitet, bashkë me liderët kosovarë, amplifikon zërin e Kosovës. Këto aktivitete pasqyrojnë një lidhje të thellë dhe një ndikim të fuqishëm për çështjet shqiptare.

Ndërsa Kosova fiton admirim global, dhe gjenë “hapsirë” në terren, Serbia e Vuçiqit po humb ndikim.

Edhe, Kryeministri Kurti, pavarësisht kritikave për marrëdhëniet me SHBA-në, duket se e kupton rolin kyç të Amerikës për suksesin e Kosovës.

Kjo prani dinamike sinjalizon një epokë të re për diplomacinë kosovare. Mirëpo : A do të jetë ky moment katalizatori për njohje të reja dhe përparim të mëtejshëm.

TË FUNDIT

Pse është kaq e rëndësishme prania e liderëve të Kosovës në OKB?

Izet Mexhiti: Me fyerjet ndaj shqiptarëve, Aliu e vulosi fundin politik

Fatmir Limani porosi mërgimtaëve: “E keqja ka një emër – por nuk është më e fortë se vullneti ynë për ndryshim”

Blerim Sejdiu mes bashkëatdhetarëve në L’Aquila të Italisë

VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!

Izet Mexhiti nderon kontributin e komunitetit boshnjak në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË