Dy kandidatët për kryetar të Strugës, kanë vazhduar takimet me banorët e qytetit dhe të fshatrave.
Mendi Qyra, kandidati i pavarur që mbështetet edhe nga VLEN, ka takuar banorët e fshatit Koroshisht, ku ka premtuar zgjidhjen e problemit em ujin e pijshëm dhe të kanalizimit.
“Kryefjala ishte shqetësimi i tyre për problemet jetike që i prekin çdo ditë. Banorët ngritën si prioritete urgjente çështjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, shkruan Qyra.
Ndërkaq kundërkandidati nga AKI-ja, Arsim Dalipi ka takuar punëtorët e pastrimit dhe u ka premtuar kushte më të mira për punë.
“Ju dhashë fjalën se si kryetar komune, puna e tyre do të vlerësohet më shumë , me kushte më të mira, respekt dhe mbështetje të vazhdueshme”, shkruan Dalipi.