Adrien Rabiot do të mbajë fanellën me numrin 12 te Milani këtë sezon, pasi u bashkua me “Rossonerët” nga Marseille gjatë kësaj vere.
Siç ka konfirmuar Sky, mesfushori francez ka zgjedhur numrin 12, i cili ka qenë i lirë që prej vitit 2023 kur Ante Rebić u largua nga klubi.
Para tij, këtë numër e kanë mbajtur futbollistë si Andrea Conti, Christian Abbiati dhe Dida.
Mesfushori u largua nga Marseille pas një përleshjeje në dhomat e zhveshjes me futbollistin Jonathan Rowe (tani pjesë e Bolognës).
Të dy lojtarët u pezulluan nga klubi dhe më pas u shitën brenda pak ditësh.
Për më tepër, ngjarja merr edhe më shumë vëmendje pasi këtë të diel Milani do të përballet pikërisht me Bolognën, ku Rabiot dhe Rowe mund të dalin si titullarë për skuadrat e tyre respektive..