Rama në krah të Vuçiqit dhe në gjuhën e tij: pse kryeministri shqiptar flet kundër Kosovës?

Picture of INA
INA

25/09/2025

Xhevdet Mazrekaj

Deklarata e fundit e Edi Ramës në Vjenë se “Kosova nuk duhet të merret me Serbinë, por të bëjë detyrat e shtëpisë” është një fyerje ndaj popullit të Kosovës dhe një shërbim i hapur ndaj interesave serbe. Një kryeministër shqiptar nuk mund të flasë me këtë gjuhë pa u vënë në të njëjtën vijë me Vuçiqin.

Ta kesh një kryeministër shqiptar që përkrah Serbinë kundër Kosovës është e njëjtë sikur Rusia të deklaronte se përkrah Kosovën kundër Serbisë. Një absurditet politik dhe tradhti morale.

Narrativa serbe për veriun e Kosovës është shpikur për të mbuluar faktin se Serbia ende mban territore shqiptare nën okupim – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Rama, në vend se ta denoncojë këtë realitet, e bën të vetën gjuhën e Beogradit.

Kosova kurrë nuk e ka refuzuar dialogun, por jo për të diskutuar sovranitetin e saj. Për veriun nuk ka asgjë për të biseduar – ai ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e Kosovës. Nëse duhet të ketë dialog të vërtetë, ai duhet të fokusohet në territoret shqiptare brenda Serbisë, të cilat ende sot mbahen nën okupim.

Një fakt që Rama e injoron është se minoriteti serb në Kosovë, që përbën vetëm 5% të popullsisë, gëzon të drejta unike në botë. Gjuha serbe është zyrtare. Çdo dokument shtetëror, çdo mbishkrim publik është edhe në serbisht. Ky standard nuk ekziston në asnjë vend tjetër, por në vend që ta theksojë këtë para botës, Rama i bashkohet akuzave të Beogradit.

Prej vitesh ai ka qenë promotori kryesor i “Ballkanit të Hapur”, një projekt i Vuçiqit për ta bërë Kosovën të padukshme. Edhe kjo deklaratë e fundit është vazhdimësi e së njëjtës qasje: Kosova të fshihet si subjekt politik, Serbia të paraqitet si lidere rajonale.

Dhe kur thotë se Kosova po izolohet, Rama e përmbys realitetin. Serbia është është aleate e Rusisë dhe e izoluar ndërkombëtarisht. Kosova, përkundrazi, është rreshtuar në krah të demokracive perëndimore, ka ushtri të saj, institucione të konsoliduara dhe kontribuon në misione ndërkombëtare të sigurisë.

Në të vërtetë, Rama nuk flet si kryeministër shqiptar, por si avokat i Vuçiqit. Kosova nuk ka pse të bëjë “detyrat e shtëpisë” që ai kërkon. Sovraniteti nuk është detyrë për t’u dorëzuar në Bruksel apo Beograd. Është themeli i shtetit dhe nuk negociohet.

TË FUNDIT

Ky ndryshim i Kiara Titos do ju lë pa fjalë

Fatmir Limani nga Kërçova: Fitorja është kur qytetarët zgjedhin atë që i bashkon, jo përjashton (VIDEO)

Kurti nis vizitën në New York me një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Amina Nuraj: “Politikanët shqiptarë harrojnë shqiptarët e Sanxhakut”

Rama në krah të Vuçiqit dhe në gjuhën e tij: pse kryeministri shqiptar flet kundër Kosovës?

Këshilli Gjyqësor, Mickoskit: Kushdo që ka prova për një krim në gjyqësor është i detyruar ta raportojë atë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË