Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të 4.
Belinda Balluku – Vazhdon të ushtrojë detyrën si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Albana Koçiu – Emërohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën. Më herët drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Elisa Spiropali – Merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas Igli Hasanit. Ajo vjen nga posti i drejtueses së Kuvendit.
Petrit Malaj – Mbështetet sërish për të vijuar mandatin në krye të Ministrisë së Financave.
Blendi Gonxhja – Emërohet Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ai vjen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe pason Mirela Kumbaron.
Sofjan Jaupaj – Kalon nga pozita e zëvendësministrit në drejtimin e plotë të Ministrisë së Mjedisit.
Mirela Kumbaro – Kalon në drejtimin e Ministrisë së Arsimit, pasi më parë drejtonte Ministrinë e Turizmit.
Evis Sala – Emërohet Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke ardhur nga Italia.
Delina Ibrahimaj – Do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Më parë ishte në krye të Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Diella – Pjesëmarrësja e parë virtuale në qeveri, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të angazhohet në fushën e prokurimeve publike, me një mandat për të ndikuar në përshpejtimin e proceseve qeverisëse.
Besfort Lamallari – Emërohet Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën nga Ulsi Manja, i cili do të udhëheqë Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Pirro Vengu – Vijon mandatin e tij si Ministër i Mbrojtjes.
Andis Salla – Emërohet në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Deri tani ka qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
Ervin Demo – Merr postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në vend të Arbjan Maznikut.
Majlinda Dhuka – Rikonfirmohet në rolin e Kryenegociatores së Shqipërisë në procesin e integrimit.
Adea Pirdeni – Vazhdon detyrën si Zëvendëskryenegociatore e Shqipërisë.
Toni Gogu – Emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.