Reagim i fortë nga Arben Taravati pas plagosjes së kandidatit të AKI-së në Kumanovë: “Akt kriminal që tregon dështimin e shtetit!”

Picture of Ina Online
Ina Online

07/10/2025

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Kumanovë ka tronditur opinionin publik dhe është cilësuar si një akt kriminal i papranueshëm nga liderët politikë. Kandidati dhe bartësi i listës së Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Likovës, Dr. Zekirija Shahini, është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravati, ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën për këtë ngjarje:

> “Ngjarja që ka ndodhur sot në Kumanovë është shqetësuese dhe e rëndë. Plagosja e kandidatit dhe bartësit të listës së AKI në Likovë, doktorit Zekirija Shahini, është akt kriminal që na kujton, në këto ditë dinamike të fushatës, se sa pak funksionon ky shtet!
> Fakti që ka mbijetuar është sigurisht mrekulli, por kujtoj se nuk është aq e thjeshtë. Doktori ndodhet në spital i plagosur dhe natyrisht që do të duhet kohë derisa të rikuperohet.
> Duke i uruar shërim të shpejtë e mbi të gjitha të plotë, uroj që ky të jetë një rast i izoluar në këtë vend që sa vjen dhe bëhet më i pasigurtë!”

Në shenjë proteste dhe solidariteti, AKI ka njoftuar se ka anuluar të gjitha aktivitetet zgjedhore të planifikuara për sot, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale si në Likovë, ashtu edhe në çdo komunë tjetër.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me motivet e këtij sulmi, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

TË FUNDIT

Ibrahimi në Vrapçisht: BDI-ja opozitare nuk mund të matet me të arriturat e VLEN-it

Elmazi: Ura në Llokë do ndërtohet, është arritur dakordësi me komunën e Gjorçes

Qeveria e RMV-së miratoi ndarjen e mjeteve financiare për për dy parqet nacionale, “Mali Sharr” dhe “Pelister”

Blerim Sejdiu: Strimnica do të votojë për zhvillim dhe një komunë urbane

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë

Filipçe deri te Mickoski: Maqedonia nuk është vilajeti yt, por atdheu ynë, dhe ne do të luftojmë për shtëpinë tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË