Reagon banori: Për 22 vite qeverisje, Zajazi në kushte të mjerueshme

Picture of Ina Online
Ina Online

27/09/2025

Rexhep Emini, banor i Zajazit, ka reaguar ndaj veprimeve të pushtetit lokal dhe BDI-së, duke i cilësuar si farsë dhe dhunim të hapësirave publike.

Ai thekson se për 22 vite keqqeverisje fshati i Zajazit nuk ka pasur as ujë të pijshëm, as kanalizim dhe as rrugë të denja, ndërsa ato pak rrugë të ndërtuara dikur janë shkatërruar, duke e lënë fshatin në gjendje sikur ka kaluar luftë, me gropa dhe kanale të hapura.

Ja reagimi i plotë:

Durim miq, ju banorë të Zajazit, dhe të gjithë ne…të Kërçovës.

Edhe 20 ditë dhe mbaron kjo farsë e Deharit dhe BDI-së!

Kjo dhunë e hapsirave publike, e rrugëve tona me shtrimin e një pëlhure asfalti të zi, me tendencë për të na mbuluar sytë dhe mendjen, në këmbim të votës, që të vazhdojnë më pas edhe 4 vite të vjedhin, të korruptojnë dhe të luajnë me fatet e njerëzve hallexhinj dhe të papunë.

Edhe 20 ditë dhe mbaron dhunimi i fshatrave të Zajazit, të cilët për 22 vite KEQeverisje, jo që nuk i rregulluan, të kenë ujë të pijshëm, të kenë rrjet kanalizimi dhe rrugë normale për të lëvizur, JO, por përkundrazi i shkatërruan edhe ato pak rrugë të ndërtuara që në kohën e ish komunës së Zajazit.

Për këto 22 vite e lan Zajazin sikur është bërë luftë në të. Rrugë të shkatërruara gjithandej, kanale të hapura dhe të mbuluara rishtazi, pa gypa, por me gropa, sikur kanë shpërthyer mina luftarake.
Edhe 20 ditë, dhe mbaron ky dhunim i Zajazit.

Kini durim edhe këto 20 ditët e tjera të fushatës, ngase do të vijojë dhunimi psikologjik, shantazhet, kushtëzimet, kërcënimet e zakonshme për t’ua dhënë votën atyre.

Mos bini pre e këtyre provokimeve, premtimeve boshe dhe mbulimit të diellit me shoshë!

Ata Nuk Ju Duan me Punë… as për punë, Ata Ju Duan Për Punët e Tyre vetëm një ditë, ditën e votimit pastaj si zakonisht nuk i sheh 4 vitet e ardhshme.

POR STOP, JO MË NË ZAJAZ sepse Zajazi do të ketë përfaqësuesit e vet të denjë për të përfaqësuar Zajazin që VLEN !

TË FUNDIT

Reagon banori: Për 22 vite qeverisje, Zajazi në kushte të mjerueshme

Izet Mexhiti: Bit Pazari është zemra e ekonomisë së Çairit, do ta modernizojmë për tregtarët dhe qytetarët

Të hënën nisë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit

Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit/VIDEO

Publikohet plani 21 pikësh i Donald Trump për ndaljen e luftës në Gaza

Varroset vëllai i Gjestit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË