REL: Engjujt e BDI-së nuk besojnë në hetimet vendore

Picture of INA
INA

04/07/2023

Thirrja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për hetimin e të gjithë zyrtarëve partiakë, për antikorrupsionistët, është hedhje e pluhurit në sytë e opinionit. Ish-prokurori Nakov beson se ndikimi i BDI-së në gjyqësor është i madh dhe nuk pret ndonjë veprim nga institucionet për fillimin e një procesi të tillë.

Tokë bujqësore në Shqipëri 30 mijë dollarë, shtëpi në Zajas 100 mijë dollarë, makinë Volksëagen 7 mijë euro dhe 12 332 euro në llogari bankare.

Kjo është pasuria që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka raportuar për herë të fundit në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 2 shtator 2020, pas zgjedhjes në pozitën e deputetit. Nga dorëzimi i pyetësorit e deri më sot, Ahmeti nuk ka raportuar për ndonjë ndryshim në gjendjen e tij pasurore, bëjnë të ditur KSHPK.

Edhe kjo pasuri e Ali Ahmetit mund të jetë “nën vëzhgimin” e autoriteteve hetuese, nëse vendosin t’i përgjigjen thirrjes së tij për hetim të funksionimit 20-vjeçar të BDI-së në veprimtarinë politike të Maqedonisë së Veriut. Kreu i partisë Ahmeti ishte i pari që e futi veten në listë, i gatshëm për të nisur një proces të tillë prej tij.

“Ne nuk mund të bëhemi parti, prokurorë dhe hetues dhe të përgjigjemi për çdo shpifje, as të punojmë për të zbuluar të vërtetën që i takon organeve të drejtësisë”, tha dje Ahmeti, duke thënë se integristët nuk janë engjëj dhe kërkoi ekspertë ndërkombëtarë për ti dhënë kredibilitet luftës kundër korrupsionit.

Thirrja e Ahmetit për hetimin e tij, por edhe për zyrtarët e BDI-së, vjen pas aferës së shitblerjes së qendrës së biznesit “Soravia”, e fundit në serinë e bizneseve në të cilat janë përfshirë njerëz nga rrethi i ngushtë i Ali Ahmetit.

Ish-zyrtarja kundër korrupsionit, Vanja Mihailova, në një deklaratë për media doli me dyshime për korrupsionin dhe tregtinë me ndikimin e figurave të fuqishme politike – për shkak të mënyrës së shitblerjes së “Soravia”, ku një nga bashkëpronarët është Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit.

“Dyshimet për ligjshmërinë e procedurës dhe mjetet me të cilat një i ri që “ka ndodhur” të jetë nipi i Ali Ahmetit ka arritur të blejë një objekt të tillë kapital pa mjetet e veta (edhe nëse i ka, është e nevojshme të hetohet prejardhja e parave)”, tha Mihailova për median “Local”.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është boshti rreth të cilit rrotullohen aferat që kanë të bëjnë me bizneset e rrethit të tij më ngushtë dhe më të gjërë familjar.

Djali i tij, Shkumbin Ahmeti, është njëri nga tre pronarët e kompanisë “Helios Plant”, së bashku me vëllezërit Drin dhe Besian Ahmeti, nipërit e liderit të BDI-së. Për Besian Ahmetin, VMRO-DPMNE bëri të ditur se para tre muajsh është emëruar sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel.

Në tetë muajt e fundit, Shkumbin Ahmeti ka hyrë në sektorin e energjisë, duke hapur dy kompani të reja për prodhimin e energjisë elektrike. E para është kompania “Theas Energu DOOEL”, kurse tjetra “Mega Pover DOO Shkup”, e regjistruar me adresë në vendbanimin Bardovci të Shkupit, kompani në të cilën është bashkëpronar me ish-këshilltarin e huaj në Qeverinë VMRO – DPMNE. /REL

TË FUNDIT

Kasami: Me VLEN-in sollëm 80 milionë euro për komunat shqiptare

Elmazi: “Oj nanë, me ty e nisa, me ty po e mbaroj këtë fushatë. Zoti e bëftë hajr për të gjithë!”!

Ibrahimi nga Tetova: Shtatëshja do t’ia fikë dritat AKI-së dhe BDI-së

Buzhala komenton foton e Ahmetit dhe Ramës: Bravo Prpo

Menduh Thaçi: Mos besoni që do talleni me shqiptarët – mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar (video)

Kim Mehmeti – midis letërsisë, identitetit dhe politikës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË