Kimete Berisha
Republika e Ramushit:
Çdo shtëpi një gjykatë, çdo truall një akuzë!
– Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, invalidi i luftës që ngjitet majë më majë…dhe milioneri i vetëshpallur, ka pasuri që duket si një mini shtet privat.
– Pasuria e tij është më shumë se ekonomi: është një sistem akuzash dhe teorish:
1. Shtëpia 950 m²:
– Është qendra e strategjisë.
– Dhomat janë pa zërim, perdet janë të rënda, kadife, dhe lejohet hyrja vetëm me papuçe.
– Në të gjitha dhomat dëgjohet një e njëjta muzikë pa tekst, që lehtëson pëshpëritjet në vesh.
– Këtu ndodhet edhe selia e “fakteve magjike”, ku çdo lëvizje e qytetarit bëhet provë për spiunim.
2. Shtëpia 800 m²:
– Është baza rezervë e komandantit.
Aty është Depoja e spiunëve imagjinarë.
– Çdo derë që hapet, nxjerr një teori të re për Albin Kurtin.
– Në çdo skaj është një mikroskop magjik që regjistron ‘serbizimin’ në ajër.
– Këtu nuk lejohet fjala me gojë,
komunikohet veç me shkrim, dhe në përdhesë ndodhet një shpajz pa dritare, për kalljen e fjalëve të shkruara në bllok.
3. Toka 2,000,000 m²:
– Është territori i pafund i UÇK-së.
– Aty ndodhet Laboratori kryesor i strategjisë, dhe zhvillohen takimet për “integrimin e Serbisë” në akuza kundër shqiptarëve.
– Aty…gjashtë futbollistë mund të luajnë me top, pa e gjetur fundin…
Çdo top që humbet regjistrohet si korrupsion.
– Aty ndodhet edhe një shupë, e quajtur ‘shupa e mallkimit’.
Në shupë, tri plaka, njëra thuhet nga Tropoja, që aktivizohen vetëm kur propaganda dështon.
4. Truall 344 m²:
– Zona taktike për Bankën Qëndrore të gjykimeve.
– Në katin e dytë gjendet Zona e gjykimeve të nxehta;
në katin e tretë gjendet dhoma e gjykimeve të ftohta; në bodrum dhoma e gjykimeve të pafundme.
– Secili metër katror është i mbushur me mbishkrime frymëzuese, si për shembull: ‘Ajo që është e imja, është edhe e jotja’.
‘Në atë botë asgjë nuk merr me vete përveç sekretet e CIA-s’,
si dhe ‘E vërteta është luks’, që përdoret si moto.
– Aty…Lejohet vetëm një lopë, si dëshmitare e përjetshme e takimeve sekrete….
5. Shtëpia 500 m²:
– Shërben për vizitat e papritura të qytetarëve.
– Dritat në atë shtëpi fikën në orën tre të natës, si pjesë e një rituali misterioz.
– Aty ndodhet edhe Biblioteka e ekspertëve të shpikur; librat nuk lexohen, por shërbejnë për të justifikuar pasuritë.
6. Shtëpia 623 m²:
– Këtu ndodhet laboratori për akuza të shpejta dhe Stacioni i kontrollit, ku çdo kritikë regjistrohet automatikisht si “spiunim”.
– Çdo hap në oborr aktivizon sistemin që lëshon akuza automatikisht.
– Në verandë qëndron një papagall i verdhë me kokë të kaltër, që përsërit pafund: ‘Albin Serbia’.
7. Vila 405 m²:
– Në këtë vilë ndodhet Qendra e mendimeve të larta dhe selia e ambasadorëve.
– Aty jepen çmime për çdo deklaratë kundër Kurtit, pa nevojë për punë.
– Pasqyrat reflektojnë milionat, dhe varfëria konsiderohet krim.
Parafund:
– Republika e Kosovës i ka 120 deputetë.
– Republika e Ramushit i ka mbi 120 dhoma.
– Në Kosovë, qytetarët presin me vite për një vendim gjykate.
– Në Republikën e Ramushit, çdo derë e shtëpisë hap një gjykim të ri.
Fund teatror
– Perdet kadife mbyllen.
Papagalli i verdhë përsërit edhe një herë: “Albin Serbia!”.
– Në sallë mbetet vetëm heshtja e varfanjakëve dhe jehona e një shteti privat që duket më i madh se Republika.
– Publiku qesh…sepse s’ka lot të qajë.
Fund politik
– Ramushi ka pasuri milionëshe: ka shumë shtëpi, toka e vila.
– Në Kosovë, drejtësia nuk banon në asnjë nga ato shtëpi, ajo jeton me qira, bashkë me popullin.
P.S. Sonte s’ka P.S.