Revizioni zbuloi shkelje të procedurave, keqmenaxhim dhe vendime të paligjshme në Agjencinë e Filmit të RMV-së

Picture of INA
INA

20/11/2025

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Me revizionin e kryer për vitin 2024 është shprehur mendim i pafavorshëm lidhur me realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Gjendjet e konstatuara me revizionin e kryer për vitin 2024 çojnë në përfundimin se gjendjet e përcaktuara me Raportin Përfundimtar të Revizorit të Autorizuar Shtetëror për vitin 2021, si edhe me raportet e revizionit nga periudha e mëparshme, po përsëriten dhe dobësitë e konstatuara nuk janë tejkaluar. Në vitin 2024 ekziston një ndryshim i vazhdueshëm i strukturës udhëheqëse, që ndikon në mënyrën e funksionimit dhe në realizimin e qëllimit kryesor të Agjencisë për të cilin është themeluar. Agjencia e Filmit vazhdimisht përballet me mungesë të kapaciteteve kadrovike me staf profesionist dhe të kualifikuar në sektorët që janë kyç për veprimtarinë, gjë që ndikon në cilësinë e realizimit të veprimtarisë dhe punës së Agjencisë. Këtë mangësi e plotëson nëpërmjet angazhimit të personave me kontratë në vepër pa zbatuar procedurë për plotësimin e kushteve dhe kualifikimeve për vendet e punës adekuate, transmeton Portalb.mk.

“Detyrimet për projektet e papaguara sipas mjeteve të miratuara nga buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për të cilat janë lidhur kontrata për prodhimin e filmave me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar, si dhe për festivale, shënojnë një trend të rritjes së vazhdueshme dhe të ndjeshme, veçanërisht në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024. Korrelacioni i buxhetit të miratuar / detyrimeve për Rritja e konsiderueshme e detyrimeve të Agjencisë i cenon kërkesat e Ligjit për Disiplinë Financiare, si dhe parimin e menaxhimit të sigurt financiar të parashikuar me Ligjin për Buxhetet, dhe mund të çojë në procedura ligjore dhe shpenzime bazuar në interesa. Regjistrimi i mjeteve, kërkesave dhe detyrimeve në Agjencinë e Filmit nuk është kryer, as nuk është bërë harmonizimi i gjendjes së paraqitur në librat afariste me gjendjen faktike, edhe pse për këtë janë marrë disa vendime. Regjistrimi nuk është kryer as në vitet e mëparshme, që paraqet një lëshim serioz në menaxhimin financiar. Agjencia nuk ka të përgatitur Strategji për zhvillimin e veprimtarisë filmike, me ç’rast mungojnë udhëzime të qarta për zhvillimin afatgjatë dhe prioritetet në këtë fushë. Nga ana e personave përgjegjës, nuk dorëzohen raporte gjashtëmujore për punën e Agjencisë deri te Qeveria, gjë që ndikon negativisht në transparencën dhe llogaridhënien në punën e saj. Revizorët kanë konstatuar se nuk është vendosur një evidencë e përditësuar për producentët filmikë, distributorët, kinoparashfaquesit, si dhe për filmat e realizuar me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mungon edhe evidenca për filmat që janë shpërndarë dhe shfaqur në kinematë vendore”, thuhet në raport.

Gjatë revizionit është konstatuar se është bërë anulimi i Konkursit për financimin e projekteve filmike (film artistik, dokumentar dhe i animuar) pa bazë ligjore, që paraqet shkelje të procedurave të përcaktuara. Janë konstatuar dobësi në procedurën për zbatimin e konkurseve për projekte dhe festivale filmike, si dhe mungesa e një akti të brendshëm ose procedure që do të përcaktonte rregullat për zbatimin e këtyre procedurave. Arsyeja për këtë është shfuqizimi i Rregullores së mëparshme për mbështetjen e projekteve filmike.

“Agjencia nuk ka vendosur kontrolle të plota dhe në kohë në procesin e realizimit të projekteve dhe festivaleve filmike. Mungon dokumentacioni nga shtëpitë të produksioneve për të dëshmuar përmbushjen e kushteve, që tregon rrezik për përdorim jo të dedikuar të mjeteve të ndara. Revizorët kanë konstatuar dobësi edhe në ndjekjen e dinamikës së realizimit dhe pagesës së projekteve filmike, që krijon rrezik për shpërndarje dhe përdorim jofunksional të mjeteve buxhetore. Është evidentuar se është lidhur një marrëveshje për financimin e aktiviteteve projektore të shoqatave në fushën e veprimtarisë filmike pa bazë ligjore, që përbën shkelje të kornizës ligjore. Agjencia nuk ka organizuar dhe vendosur njësinë për revizion të brendshëm, edhe pse kjo është një detyrim ligjor. Mungesa e njësisë së tillë kufizon kapacitetin për kontroll të brendshëm dhe përmirësimin e cilësisë së punës. Në pjesën e të ardhurave, revizioni ka konstatuar se përdoret Metodologji e vjetër dhe e pa përditësuar për përcaktimin e kompensimeve nga viti 2015, edhe pse ekzistojnë ndryshime në aktet ligjore të cilat e rregullojnë këtë fushë”, thuhet më tej.

Revizioni nënvizon se Agjencia ka miratuar Vendim për përcaktimin e kompensimit për administrimin e projekteve filmike të dorëzuara përmes konkursit, por i njëjti nuk ka bazë ligjore dhe nuk është në përputhje me rregulloret ekzistuese. Gjithashtu, është konstatuar se Agjencia nuk disponon me evidentim të përditësuar për personat juridik nga të cilat duhet të gjenerojë të ardhura në bazë të veprimtarisë së saj, që ndikon në plotësinë e raportimit financiar. Nuk bëhet as përgatitja në kohë e vendimeve për llogaritjen e kompensimeve, që çon në vonesë të arkëtimit dhe menaxhim joefikas me të ardhurat.

“Në kuadër të proceseve të brendshme, nuk janë vendosur mekanizma për harmonizim midis shërbimit që lëshon vendimet dhe evidencës kontabël, që krijon rrezik për mosharmonizim në të dhënat financiare. Gjithashtu, revizioni ka konstatuar se producentët që kanë marrë mjete përmes konkurseve, dhe të cilëve filmat janë përfunduar dhe kanë pasur premierë, nuk e dorëzojnë dokumentacionin e plotë për të dëshmuar realizimin e fitimit bruto nga projektet filmike. Në pjesën për Çështjet e Tjera, revizorët njoftojnë për nevojën e rregullimit të Ligjit për veprimtarinë filmike lidhur me kualifikimet e nevojshme për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Filmit në pjesën të cilët persona konsiderohen individë të shquar në fushën e filmit dhe kulturës, si dhe për shumën e garancisë bankare që duhet të sigurojnë producentët filmikë”, thuhet në raport.

Ndryshe, në raportin paraprak të Entit Shtetëror për Revizion është konstatuar punë r kundërligjshme dhe shfrytëzim i mjeteve në mënyrë joligjore në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit.

“Me revizionin për vitin 2024, u konfirmua që Spitali i Përgjithshëm në Prilep ka shfrytëzuar paratë pa respektuar regullativën ligjore, veçanërisht në pjesën e zbatimit të prokurimeve publike”, deklaruan nga Revizioni.

Në raport theksohet se parregullësi ka pasur edhe gjatë shfrytëzimit të parave të gatshme. Ndër të tjera, nuk u shpreh mendim i mirë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin e transaksioneve financiare me regullativën ligjore.

TË FUNDIT

Kurti Shenjon 28 Dhjetorin: Dita Kur Kosova Flet Me Votë dhe Demokracia Provohet në Arenë

Egli në lidhje me biznesmenin e njohur? (FOTO)

Nuk do të paguhet tatim për porositë nga TEMU që vijnë në Maqedoni

Investimet në kampusin “Nënë Tereza” zhduken nga buxheti, ndërsa Shën Kirili e Metodi marrin fonde

Zbatimi i gjuhës shqipe sfidë në RMV

VLEN: AKI po shpërbëhet!

ME TE LEXUARA

1
Kurti Shenjon 28 Dhjetorin: Dita Kur Kosova Flet Me Votë dhe Demokracia Provohet në Arenë
1
Egli në lidhje me biznesmenin e njohur? (FOTO)
1
Nuk do të paguhet tatim për porositë nga TEMU që vijnë në Maqedoni
1
Investimet në kampusin “Nënë Tereza” zhduken nga buxheti, ndërsa Shën Kirili e Metodi marrin fonde
1
Zbatimi i gjuhës shqipe sfidë në RMV

LEXO MË SHUMË

Kurti Shenjon 28 Dhjetorin: Dita Kur Kosova Flet Me Votë dhe Demokracia Provohet në Arenë

Egli në lidhje me biznesmenin e njohur? (FOTO)

Nuk do të paguhet tatim për porositë nga TEMU që vijnë në Maqedoni

Investimet në kampusin “Nënë Tereza” zhduken nga buxheti, ndërsa Shën Kirili e Metodi marrin fonde

Zbatimi i gjuhës shqipe sfidë në RMV

VLEN: AKI po shpërbëhet!