Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e qendrës tregtare në zemër të qytetit. Ai tha se kjo Qendër është lënë në harresë nga institucionet lokale.
“Qendra e re tregtare në Tetovë është lënë në harresë! Qytetarët dhe pronarët meritojnë që këtij objekti tregtar, në zemër të Tetovës, t’i kthehet shkëlqimi dhe gjallëria që i takon,” – deklaroi Rexhepi.
Rexhepi premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, ky objekt do të trajtohet me prioritet dhe do të bëhet një hapësirë funksionale, dhe e hapur për të gjithë qytetarët e Tetovës.