Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

Picture of INA
INA

04/10/2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku theksoi rëndësinë historike të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, duke apeluar për ndërgjegjësim qytetar dhe refuzim të çdo forme korrupsioni elektoral.

“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për ne, për fëmijët tanë, për prindërit tanë. Janë zgjedhje nga të cilat varet e ardhmja jonë,” deklaroi Rexhepi në fillim të fjalimit të tij.

Ai u ndal veçanërisht te fenomeni i blerjes së votës dhe presioneve mbi qytetarët, duke e quajtur atë “një plagë të dhimbshme për dinjitetin e tetovarëve”.

“Unë e di se ju nuk shiteni. Unë e di se ju nuk bliheni. Jam i bindur se nuk ka para që mund të blejë dinjitetin tonë, fëmijët tanë, motrat dhe nënat tona! Tetovari nuk blihet, vota e tetovarit nuk shitet dhe tetovari nuk nënçmohet për një grusht parash,” tha Rexhepi, duke shtuar se çdo përpjekje për ta bërë këtë është “një gabim i madh dhe i pafalshëm”.

Kandidati i AKI-së u bëri thirrje kompanive dhe individëve që po përfshihen në aktivitete të tilla të reflektojnë para se të jetë vonë, duke i paralajmëruar se çdo përfshirje në “lojëra të pista” do të ketë pasoja ligjore dhe morale.

“Mos hyni në lojëra të pista. Mos u bëni vegël e një pakice vasalësh. Mos luani me dinjitetin e të parëve tuaj dhe të pasardhësve tuaj. Ne do të jetojmë bashkë në këtë qytet dhe do ta shohim njëri-tjetrin në sy shumë herë,” theksoi ai.

Në fund të konferencës, Rexhepi tha se kjo është herë e parë dhe e fundit që flet publikisht në këtë mënyrë për këtë temë, duke paralajmëruar se nëse abuzimet vazhdojnë, do të ketë demaskime publike dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre që përfshihen.

“Nga sot e tutje, nëse vazhdoni me të njëjtin avaz, ju siguroj se do t’ju demaskojmë fuqishëm. Thirni mendjes, reflektoni dhe shkurt e shqip: mos hyni në aventura të tilla, sepse përndryshe do të turpëroheni nga vetja, nga fëmijët tuaj dhe do të përgjigjeni përpara ligjit,” përfundoi Bajram Rexhepi.

TË FUNDIT

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Presidenti kroat: Qeveria Kurti po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi

Kurti: Lidhja jonë me Shqipërinë, përveçse historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike

Të dhëna alarmante për numrin e grave të vrara në 5 vitet e fundit

Rreth 20 persona vdesin në vit nga lëndimet në vendin e punës

Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË