Rezoluta e LSDM-së për “vijat e kuqe” javën e ardhshme! Mickoski: E pres me padurim, por edhe ne do të kemi vlerësimet tona

Picture of INA
INA

11/09/2025

Rezolutën për “vijat e kuqe” LSDM do ta dorëzojë javën e ardhshme. Kryetari i kësaj partie Venko Filipçe tha se janë të vëmendshëm me materialin për shkak se është i ndjeshëm dhe për këtë shkak është vonuar. Ai shtoi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, pasi që rajoni po shkon përpara.

“Këto ditë do të jetë gati rezoluta, të hënën ose të martë dua që atë rezoluta ta arsyetoj para opinionit dhe mediave dhe në të njëjtën koha ta dorëzoj në kuvend. Vlerësoj që më së miri është që partitë ta shqyrtojnë, të japin propozimet e tyre, pas saj të debatojmë në kuvend, që kjo mos të përdoret për interesa të ngushta politike, për shkak se është temë shumë e rëndësishme. Rajoni po shkon përpara, e pamë që edhe eurokomesarja KOS paralajmëron anëtarësim të Shqipërisë dhe Malit të Zi për disa vite. Nuk ka kuptim më të humbim kohë”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM.

Kryetari i VMRO DPMNË-së Hristijan Mickoski tha se me pa durim e pres këtë rezolutë, por tha që do të duhet kohë që edhe ata ta shqyrtojnë dhe të japin vlerësimet e tyre.

“Unë me pa durim e pres rezolutën për vijat e kuqe. Shpresoj që ende ekziston kapacitet europian në LSDM, që pasi ta prezantojnë, të presin që edhe në partitë tjera politike të japim mendimet tona për tekstin e njëjtë. Nëse mendojnë se ne apriori do ta pranojmë atëherë unë vërtetë jam i hutuar sepse demokracia ashtu nuk funksionon. Ti prezanton diçka dhe të tjerët në mënyrë aklamative e pranojnë. Kështu ishte në kohët tjera të cilat moti kanë përfunduar”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO DPMNË-së

Ndryshe nga LSDM pretendojnë se Rezoluta do të konfirmojë “vijat e kuqe” për gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas, si mekanizëm kundër kërkesave nga Bullgaria në procesin e negociatave me BE-në. Filipçe kërkon konsensus kombëtar dhe pjekuri politike për të debllokuar integrimin evropian.

TË FUNDIT

Gjenerali gjerman që i dha 30 minuta ushtrisë serbe për t’u larguar nga Kosova

Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Fetai dhe Ismaili mbikëqyrën punimet në ndërtimin e xhamisë në Fushë Topanë

Rezoluta e LSDM-së për “vijat e kuqe” javën e ardhshme! Mickoski: E pres me padurim, por edhe ne do të kemi vlerësimet tona

Frikë dhe kërcënim në Bujanoc – rikthehen grafitet nacionaliste serbe, pse po heshtin ndërkombëtarët?

Kasami: Komuna e Tetovës e përkushtuar në zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË