Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

Picture of INA
INA

15/09/2025

Detaje shumë interesante është duke paraqitur James Rubin në Hagë. Disa i kemi ditur e disa jo.

Hashim Thaçi nuk ka mundur të nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë pa pyetur komandantët.

Pala amerikane ka hetuar pohimet për krime, por “nuk është gjetur asnjë provë dhe asnjë informacion që lidhte ekzekutime me udhëheqësit e UÇK-së.”

Ai tha se ka arritur në një përfundim që “të gjitha akuzat për vrasje dhe pretendimet e tilla, ishin të fabrikuara nga rusët”.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë dhe asnjë provë që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe vrasje, as me Thaçin, as me Krasniqin. Rreth 25 vjet pasi jam larguar, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacione lidhur me këtë pretendim, dhe jo vetëm në vitin 2000 por edhe dekada më vonë që miqtë e mi kishin mundësi të më jepnin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna të tilla”, theksoi Rubin para trupit gjykues.

“Duke ndjekur çështjen në vitet 1990 dhe 2000, kam mbërritur në përfundim që të gjitha akuzat të kriminalitetit, vrasjeve apo ekzekutimeve, apo edhe akuzave dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara dhe të lidhura me fushata dezinformimi të organizuara nga rusët, ose të organizatave të sponsorizuara nga serbët, ky është përfundimi që kam nxjerr unë pas 20 e ca vitesh në këtë fushë”, deklaroi ish-zyrtari i lartë amerikan.

Në fakt, ai po thotë se amerikanët dhe shërbimet e tyre i kanë hetuar pohimet për krime por nuk kanë gjetur asgjë dhe se këto janë trillime të rusëve dhe serbëve. Këto shfajësime janë serioze!

Sa do t’ju besojë Gjykata nuk e di. Ndoshta hetuesit e Hagës janë më të zotët se shërbimet amerikane dhe kanë gjetur prova të tjera. Sdq, dëshmi shumë domethënëse dhe interesante…

B. Cani

TË FUNDIT

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

Rubin: Hill përpiqej të dëmtonte figurën time dhe të Albrightit

Rubin nga Haga: Thaçi nuk merrte vendime për UÇK-në, urdhrat ia jepnin komandantët

Në ditëlindjen e Eglit, vjen urimi për Gjestin që s’e priste askush

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË