Rudina Hajdari: Figurat e vjetra në PD nuk sjellin më shpresë, ndaj i bojkotuan demokratët

INA
INA

20 Maj, 2023

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se priste një rezultat tjetër pasi PD erdhi me figura të reja në garën për kryebashkiakë.

Hajdari tha se ka gabuar kur braktisi zgjedhjet lokale dhe bojkotoi parlamentit, pasi ia la terrenin e hapur mazhorancës duke e përqendruar pushtetin në duart e një njeriu të vetëm.

E prisnit rezultatin e 14 majit?

Prisja një rezultat më të mirë duke marrë parasysh konsumimin e pushteti aktual dhe që kemi patur njerëz të rinj në bashki, prisja që në qytete të rëndësishme të kishte ndryshim. Rezultati tregoi se ishte i vështirë dhe i rëndë për demokratët që nga lindja e PD.

Bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe bojkotimi i parlamentit, ishin lëvizje dëmtuese për PD dhe opozitës pasi qytetarët humbën besimin dhe respektimin pasi këta nuk patën guximin për t’u përballur. Opozita të qëndronte për të treguar një alternativë dhe të përfaqësonte njerëz, por nuk u bë dhe ia la terrenin Edi Ramës dhe pushtetet. Edhe fakti që unë jam pro që ka pasur abuzime, gjithmonë ka pasur por opozita duhet të ndryshojë qëndrim.

Arsyeja primare është një lloj menefregizmi që shqiptarët i treguan politikanëve, pjesa e militantëve kur ka pjesëmarrje të ulët tregon se shumë njerëz ishin të dekurajuar dhe të konfuzuar se çfarë po ndodh me PD dhe të painteresuar në këto zgjedhje. Bojkotim që ata i bënë partisë dhe figurave të vjetra që nuk po sjellin frymëzim dhe shpresë. Mendoj që kjo është një reagim i drejtës, i dhanë mesazh të duhur politikës.

Ka një braktisje të vendit, jemi përballë shumë sfidave dhe mendoj se shumë demokrat janë larguar pasi nuk kanë pasur pushtet dhe bojkotimi i zgjedhjeve solli problem të madh. Mendoj që shumë prej demokratëve janë larguar, emigrimi është rritur. Faktor tjetër ka të bëjë me komunikimit, duhet të jetë tjetër dhe të apelojë te qytetarët dhe të shihet që PD po ecën drejt një vizioni të ri.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

1EF51F46-2B41-4B1F-93BD-AEECBCE837A5

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

IMG_1712

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

INFO

NA NDIQ