Rutte viziton Ukrainën në udhëtimin e parë si shef i ri i NATO-s

Picture of INA
INA

03/10/2024

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vizitoi të enjten Ukrainën në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e detyrës.

Gjatë vizitës atje, Rutte i cili e mori detyrën më 1 tetor nga norvegjezi, Jens Stoltenberg, është zotuar për mbështetje të vazhdueshme për Kievin në luftën e tij me Rusinë, raporton AP.

Rutte u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev teksa sirenat e sulmit ajror u ndezën dy herë në kryeqytetin ukrainas.

Kreu i ri i NATO-s u zotua kur mori detyrën të martën për të shtuar mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, e cila ka luftuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë që nga shkurti i vitit 2022.

Rutte shprehu besimin se mund të punojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, anëtari më i fuqishëm i aleancës, në nëntor.

Zelensky ndërkaq ka thënë se ai diskutoi me Rutte elemente të të ashtuquajturit “plani i fitores” së Ukrainës, përpara një takimi të NATO-s në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, javën e ardhshme.

Të dy diskutuan gjithashtu situatën në fushën e betejës dhe nevojat specifike të njësive ushtarake ukrainase. Zelensky përsëriti se Ukraina ka nevojë për më shumë armë, duke përfshirë armë me rreze të gjatë.

Rutte përsëriti mbështetjen e palëkundur të aleancës për Ukrainën, duke thënë se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”.

TË FUNDIT
5 orë
Bejruti zgjohet mes shpërthimeve dhe tymit/ Çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytetin e Libanit?
1 ditë
Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë për krizën në Lindjen e Mesme
1 ditë
Biden: Nuk do të dërgojmë forca në mbështetje të Izraelit
1 ditë
Izraeli sinjalizon për zgjerimin e ofensivës në Liban
2 ditë
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bejrut Liban

Bejruti zgjohet mes shpërthimeve dhe tymit/ Çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytetin e Libanit?

KESHILLI i Evropes KIE

Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë për krizën në Lindjen e Mesme

Biden

Biden: Nuk do të dërgojmë forca në mbështetje të Izraelit

izrael

Izraeli sinjalizon për zgjerimin e ofensivës në Liban

haker-1

Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

Mark Rutte

Rutte viziton Ukrainën në udhëtimin e parë si shef i ri i NATO-s

Iran Izrael

Sa e fuqishme është ushtria iraniane dhe sa e fuqishme është ushtria izraelite?

Antonio Guterres

Izraeli shpall “non grata” sekretarin e përgjithshëm të OKB

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Sistemi antiraketë i Izraelit, çfarë është Iron Dome dhe cilat janë nivelet e mbrojtjes ajrore

INFO

NA NDIQ