Sara Hoxha flet për herë të parë mbi thashethemet për lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës

Picture of INA
INA

01/10/2025

Sara Hoxha ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që qarkulluan në media për një lidhje të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar njësoj si publiku dhe nuk i takon as t’i mohojë e as t’i konfirmojë ato.

Ajo tha: “Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit”.

Sara shtoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët. “Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka”, tha ajo.

Ky reagim tregon qartë se fokus i saj mbetet mirëqenia e vajzës dhe ruajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme me babain e saj, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në media.

TË FUNDIT

Syla për Kurtin: I zbehtë e mezi zani po i del, e ka ndi erën e humbjes

Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!

Rexhepi premton qytet të pastër dhe mbrojtje të pronës publike

Kasami viziton Renova dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë

Gjykata Administrative refuzon ankesat për Gostivarin, Limani: Shkojmë në zgjedhje të reja

Dragan Bursac: Kjo është Serbia e vitit 2025, një vend ku një kriminel lufte është “qytetar nderi”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË