Sejdiu: Zhelina në hov zhvillimi (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

04/10/2025

Komuna e Zhelinës po shënon një transformim të dukshëm në çdo cep të saj falë punës së palodhshme dhe vizionit të qartë të kryetarit, Blerim Sejdiu, njëherit edhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Zhelinës
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka transmetuar mesazhin e fortë se makinat e Komunës janë në terren çdo ditë, duke pasqyruar me vepra misionin e tij për ndërtim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Makinat tona kanë NJË ZË gjithandej – Ndërtimin dhe Zhvillimin e vendit tonë që e duam pafund”, ka shkruar Sejdiu në statusin shoqërues, duke përmbledhur me një fjali filozofinë e punës së tij: veprim konkret, transparencë dhe dashuri të pakushtëzuar për vendlindjen.

Në qendër të këtij vizioni qëndron përkushtimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve publike të reja, urbanizimin e vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve. Projekte konkrete janë duke u realizuar me ritëm të shpejtë, duke kthyer shpresën dhe besimin tek banorët se Zhelina po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes.

Sejdiu thekson se ky është vetëm fillimi i një periudhe të re, ku çdo investim e çdo punë publike është një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një komunë moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët e saj.

Në videon e shpërndarë, shihen makineritë e rënda që punojnë në terren, duke simbolizuar jo vetëm fuqinë e angazhimit komunal, por edhe zërin e përbashkët të qytetarëve për zhvillim, progres dhe dinjitet.

TË FUNDIT

Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin

Zgjedhjet në Kumanovën tonë – A do të dalë vota shqiptare nga skaji i pushtetit, apo do mbetet dekor i pushtetit të shumicës?!

“Stop gjenocidit në Gaza” – marsh në Shkup në mbështetje të Palestinës

Trendafilov: Paga minimale duhet të rritet në të paktën 500 euro

Studentët janë të pakënaqur me 140 denarët për ushqim ditor

Sejdiu: Zhelina në hov zhvillimi (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË