Senatorët amerikanë me amendament në Kongres, ja çka kërkojnë për Kosovën dhe dialogun me Serbinë

Picture of Ina Online
Ina Online

04/10/2025

Senatorët amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë paraqitur një amendament në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes për vitin 2026, i cili synon të forcojë rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky amendament përfshin mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke midis dy vendeve, si dhe refuzimin e çdo politike që nxit ndarjen e territoreve.

Më poshtë Neni 1280 që flet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:

Ky është qëndrimi i Kongresit që:

1. Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u arrit midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, përbën një hap pozitiv përpara drejt avancimit të procesit të normalizimit midis dy vendeve;

2. Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për të bërë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në pikën (1);

3. Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë mundësinë e nismave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, që mund të përfshijnë:

(A) Krijimin e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe

(B) Nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet;

4. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.

(b) Shprehje e politikës shtetërore

Politika e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që

1. Të mos ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbime territoresh, ndarje ose forma të tjera të rishkrimin e kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe

2. Të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që kanë karakterizuar më parë rajonin./BS

TË FUNDIT

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari

Spiunët po zbulohen – pse po hesht opozita dhe a do të ndodhte kjo pa Qeverinë Kurti?

“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Franca merr tre pikë me rezultat 3-0

Gjermania me fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË