Sezoni i ngrohjes sjell ndotje të madhe të ajrit

Picture of INA
INA

26/10/2025

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, edhe banorët e Ohrit dhe Strugës po përballen me ndotje të shtuar të ajrit. Përqendrimi i grimcave të dëmshme PM10 ndryshon nga ora në orë, por gjatë mbrëmjeve në bregun e Liqenit të Ohrit shpesh regjistrohen nivele të larta deri në ndotje ekstreme. Ditët e fundit, sasia e grimcave të dëmshme ka qenë tre herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Sipas ekologëve, shkaktarët kryesorë janë drutë për ngrohje dhe deponitë e hapura në rajon.

“Duhet të rrethohet, të ndriçohet dhe të mbulohet vazhdimisht me dhe, të ketë njerëz që bëjnë mbikëqyrje, të krijohet një korridor mbrojtës kundër zjarrit përreth deponisë, në mënyrë që të shmanget rreziku nga përhapja e mundshme e zjarreve drejt pyjeve përreth,” tha Dragana Karashova nga organizata “Zbogum Bukovo”.

“Pasojat janë të mëdha, dhe vetëm tani po fillojmë t’i ndjejmë. Ky është një problem serioz, sidomos vitet e fundit. Mendoj se secili prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat,” shtoi Angela Taseska nga organizata “Biodiversiteti për të gjithë”.

Shumë qytetarë ngrohen me dru zjarri, të cilat i konsiderojnë më të leverdishme për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.

“Ngrohemi me dru. Është shumë më e vështirë – duhet të ndezësh sobën, të pastroni oxhakun, drutë janë të shtrenjta për prerje dhe transportim, veçanërisht në katet e larta. Kemi edhe opsion me rrymë, por çmimi është shumë i lartë, ndaj përdorim më shumë dru.”

“Energjia elektrike është e shtrenjtë, nëse llogaritësh drutë dhe shpenzime të tjera, del më njësoj. Por kjo mënyrë është më e pastër.”

“Për një jetë të mirë dhe për frymëmarrje më të pastër, drutë janë më të mira.”

“Po, është më e leverdishme, sepse ngrohemi me dru, ndonjëherë edhe me rrymë.”

“Varet si je mësuar ta kalosh dimrin — më ftohtë apo më ngrohtë.”

“Duke kursyer, po.”

Sipas ekspertëve, në cilësinë e ajrit ndikojnë gjithashtu urbanizimi i shpejtë, trafiku dhe mungesa e hapësirave të gjelbra.
Komuna e Ohrit ka përgatitur një plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit, i cili përfshin një sërë masash konkrete, por zgjidhja afatgjatë, sipas tyre, është gazifikimi i qytetit.

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË