Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

05/10/2024

Piranjat kanë trajtuar këtë rradhë historinë e një vajze 22-vjeçare nënë e një djali 3 vjec e cila prej disa javësh shantazhohej nga një 28-vjecar i quajtur Soni.

Njohja e tyre ka qënë krejt rastësisht, në ambientet e punës ku Soni punonte. Pas disa shikimeve, vajza vendos kontakt me 28-vjecarin në rrjetet sociale, duke bërë që lidhja të avancojë. Biseda, mesazhe, foto e video të shkëmbyera midis tyre. Por pas disa ditësh vajza vendos të ndërpresë raportin e tyre. Një foto selfie dhe një foto e kapur në dush do të ishte kurthi i Sonit për të shantazhuar të renë. Kërcënimet për vajzën shtoheshin dita ditës, ku 28-vjecari kërkonte raport intim ose fotot e videot e vajzës do të shkonin tek bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Teksa presioni për të takuar vajzën bëhet i madh, Piranjat vendosin t’i realizojnë kërkesën Sonit, duke e dërguar 22-vjecaren në takim në shtëpinë e tij. Me frikën se e reja do binte në grackën e këtij të fundit, Piranja Luela Gaxhja vendos të ndërhyjë duke zënë në befasi të riun I cili vendos të mbrohet duke ikur me vrap.

Por si do t’i shpëtonte Piranjave, kur ato vrapin e kanë armën e tyre më të fortë?

E ndërsa jemi duke vrapuar pas tij, i riu duket se reflekton dhe më në fund vendos të flasë me ne duke na shpjeguar historinë e tyre.

Pas vetëm 10 ditësh komunikimi, 28 vjecari është i bindur se ka të drejta të plota mbi gruan e re. I zënë në besë nga ish-mikja e tij, ai nis të tregojë historinë e tyre duke shtuar dozën e agresivitetit për njeriun më të urryer.

Përtej diskutimit se kush është fajtori në këtë trekëndesh dashurie, ajo që kërkojmë nga Soni është fshirja e fotove nudo me të cilat ka shantazhuar vajzën, por këtu hasim në një pengesë të papritur, pasi telefoni I tij ndodhej në shtëpi, në pamundësi për të hapur derën,

Pas rreth një ore mes kërkesës për të fshirë fotot dhe refuzimeve të 28 vjeçarit, i cili përpiqej të na sillte rrotull, u desh të kërkonim ndihmën e policisë, e cila nisi menjëherë procedurat ndaj tij.

TË FUNDIT
3 orë
Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)
3 orë
Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm
4 orë
24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte
1 ditë
Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore
2 ditë
Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foto: Ilustrim

Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)

sigurimi i veturave makinave kartoni gjelber

Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

vlora permbytje

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

thethi turizmi malor

Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore

rama-spital

Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

Tirana

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më shtrenjtë

djegia e karrigeve kuvendi i shqiperise

Kaos, tensione dhe zjarr/ A do t’i ngjajë seanca e sotme asaj të së hënës? Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend pas përjashtimit të deputetëve të PD nga “Etika”

erdogan

Erdogan do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë – mësohet data

tirana shqiperi

Shqiptarët jetojnë mesatarisht rreth 80 vjeç

INFO

NA NDIQ