Hapa konkretë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në drejtim të uljes së tensioneve, kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të ketë përmirësim të marrëdhënieve dhe rifillim të bashkëpunimit me qeverinë në detyrë.
Këto komente i kanë bërë në Ambasadën e SHBA-së kur janë pyetur nga Koha.net nëse Dialogu i planifikuar strategjik, i cili u pezullua nga SHBA-ja, ka qenë pjesë e diskutimit në takimet që liderët e Kosovës patën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë derën e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, por me kushtin që qeveria në detyrë të angazhohet për t’i ulur tensionet.